Kujtime shumë të hidhura. Pas sjelljes së 45 trupave të pajetë nga Bullgaria, shumica prej tashmë të ndjerëve po pushojnë në varret e tyre, pasi varrimi u bë dje me të mbërritur në vendlindje, e disa dheut të ftohtë do t’i dorëzohen sot. As shiu, as erërat dhe as temperaturat e ulëta nuk ishin më të ftohta se zemrat e familjarëve që u dhanë më të dashurëve të tyre, lamtumirën e fundit.
Komuna e Studeniçanit, priti edhe numrin më të madh të viktimave. Gjithësej 20 viktima, prej tyre 10 antarët e familjes Jahiu, përfshirë edhe fëmijët, u varrosën në fshatin Moranë. Katër anëtarët e familjes Iseni, atë Fikrije Iseni – mësuese në moshën 39 vjeçare, bashkë me vajzën Anisa Iseni, 14 vjeçe. Nga kjo familje humbën jetën edhe çifti bashkëshortor Hamdi dhe Mexhide Iseni, 59 respektivisht 63 vjeç. Familja Iseni u varros në fshatin Studeniçan.
Në Xhaminë e Jahja Pashës në Shkup iu dha lamtumira e fundit edhe Ibrahim Rustemit, 54 vjeç dhe bashkëshortes së tij 50 vjeçe, Fejzije Rustemi. Qindra qytetarë falën namazin e xhenazes dhe të përlotur përcollën në varreza çiftin i cili humbi jetën në tragjedinë me autobusin në Bullgari. Ibrahim dhe Fejzie Rustemi ishin prindër të 3 fëmijëve.
https://youtu.be/y6jLe5lHZCk
Në varrezat muslimane në Tetovë janë varrosur 4 viktimat, Hatixhe Islami, Albina Beluli, Alejna Ameti dhe Halime Fejzullai. Ndërsa, dy motrat Nermine dhe Hamije Haliti u varrosën në fshatin Pirok. Para se të kryhej ceremonia e varrimit nëna e Albinës që nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit kishte kërkuar që të sheh arkivolin ku ishte vajza e saj.
https://youtu.be/3jU0i2CD-sY
Në botën e përjetshme u dorëzua edhe trupi i 23 vjeçarit nga Sllupçani Visar Aliti. Pasi trupi i tij i pa jetë u dërgua në vendlindjen e tij në fshatin Sllupçan, të komunës së Likovës, dhe pasi u kryen procedurat fetare, ai u varros në varrezat e fshatit. Nga tragjedia në Sofje kishte arritur që të shpëtoj babai i Visarit, Orhan Aliti.
https://youtu.be/YnwNla2DRxk
Dhjetë ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, të premten paradite në Aeroportin Ndërkomëbtarë të Shkupit 45 kufomat, u solën me dy aeroplan ushtarak dhe pastaj me automjete u dërguan nëpër vendlindje, pranë familjarëve të tyre.
https://youtu.be/NnaRU43j3nU
23 nëntori do të mbetet si një datë e zezë në kalendar, pasi u shuan 45 jetë. Ata kishin shkuar në ekskursion dhe pritnin të ktheheshin në shtëpi me kujtime e fotografi të bukura, po edhe dhurata për familjarët e tyre. Emine Ismaili /SHENJA/
https://youtu.be/Hau1nLURky0
https://youtu.be/kZIZvBbx5Us