Ballina Kronika VIDEO/“Me siguri e kam mbytur gruan time”/ Krimi në Greqi, pak ora...

VIDEO/“Me siguri e kam mbytur gruan time”/ Krimi në Greqi, pak ora para se të vdiste, viktima doli në foto me të shoqin, reagimet e fqinjve për shqiptarin

Në mëngjes ai ka postuar në faqen e tij personale në Facebook një foto me gruan e tij në krahë dhe në mbrëmje i ka marrë jetën me duart e tij.

Miqtë dhe të afërmit të çiftit janë në tronditje si në Greqi ashtu edhe në Elbasan, prej nga ata vijnë, dy protagonistët e vrasjes së 15-të radhazi në Greqi, pasi nuk mund ta besojnë se ndërsa në mëngjes kanë shkruar urime plot dashuri për jetën e tyre së bashku, pak orë më vonë u njoftuan për fundin e tmerrshëm të 36-vjeçares.

Madje, çifti gjatë gjithë ditës i është përgjigjur me shumë gëzim këtyre mesazheve, ku për pasojë asnjëri prej tyre nuk e ka kuptuar se mes tyre ka pasur diçka të keqe.

E njëjta gjë ndodh edhe në profilin e djalit 11-vjeçar të familjes në Facebook, i cili në të njëjtën ditë ka bërë dy postime. Në të parën ai ka postuar një foto të përqafimit me nënën e tij dhe pak më vonë një foto tjetër të përqafimit me të atin.

Ndaj pyetjet që lindin janë të shumta dhe policët me eksperiencë në sigurimin e Spartës po përpiqen t’i zgjidhin, pasi duket qartë se diçka ka ndodhur në orët e fundit të ditës mes çiftit dhe kjo pasi 40-vjeçari nuk kishte shkaktuar asnjëherë incident të dhunës në familje.

Dëshmitarët thanë se të dielën mbrëma dy prej tyre – punëtorë ferme, të cilët jetonin në fshat për tre vitet e fundit – u grindën ashpër, ndërsa dy fëmijët – djemtë e moshës 8 dhe 11 vjeç – flinin në dhomën ngjitur.

Gjatë sherrit situata ka kaluar në dhunë, ku për pasojë 40-vjeçari ka mbytur 36-vjeçaren dhe më pas është zhdukur nga shtëpia. Megjithatë, pak më vonë ai thirri policinë, duke thënë me cinizëm: “Me siguri e kam mbytur gruan time”.

Kur policia mbërriti në shtëpi, e gjeti gruan të vdekur në shtrat dhe ai ishte ulur pranë saj. Në akuzat e para, 40-vjeçari theksoi se janë përleshur pasi 36-vjeçarja ka dashur ta linte.

John Koutsotheodoris, kryetar i bashkësisë lokale Vlachioti foli për protothema.gr për ngjarjen tragjike të ndodhur në fshat, duke u shprehur: “Çifti jeton në zonë prej tre viteve të fundit, duke punuar si punëtorë tokash. Ata nuk ishin social fare, tubimet shoqërore ishin të pakta dhe për një kohë nuk kishin marrëdhënie të veçanta me fshatin, kanë dy fëmijë tetë e dhjetë vjeç. Ngjarja u bë e ditur menjëherë pasi vendi është i vogël, por policia mbërriti shpejt, duke bllokuar zonën. Së fundmi në fshat banon edhe vëllai i gruas fatkeqe, e cila ka marrë fëmijët nga dje. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë, nuk i kishin dhënë të drejta të tilla“Çfarë ndodhi sigurisht brenda këtij çifti, askush nuk e di”.

Kanë qenë dhjetë vjet të martuar, kanë qenë njerëz të qetë – Fëmijët i kemi marrë, thotë vëllai i viktimës

Vëllai i 36-vjeçares fatkeqe ka folur për mediat vendase për ngjarjen tragjike. “Nuk patën probleme, shkuan në punë bashkë. Ne shkuam dje në kafe për të pirë një filxhan çaj dhe në orën 8-8:30 u largua dhe shkoi në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptonin gjë. Kanë qenë dhjetë vjet të martuar, kanë qenë njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë, i kemi sjellë këtu”.

Njoftimi i policisë greke

“Në orët e para të ditës së sotme, datë 06.12.2021, në një komunitet lokal të Bashkisë së Spartës, Lakonia, u arrestua nga punonjës policie, një 40-vjeçar, i akuzuar për vrasje ndaj gruas së tij 36 vjeçare.

40-vjeçari ka pasur një telefonatë në drejtorinë e mësipërme të policisë, gjatë së cilës ka njoftuar se pas një sherri që ka pasur me bashkëshorten e tij, e ka mbytur me duar. Punonjësit e policisë kanë shkuar në shtëpinë e tyre, ku 36-vjeçarja është gjetur pa ndjenja, është transportuar në Qendrën Shëndetësore Vllachioti dhe ka gjetur vdekjen.