Ballina Top Lajm Tetovari kujton takimin me Merkelin në Pallatin Elize në Paris

Tetovari kujton takimin me Merkelin në Pallatin Elize në Paris

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, u largua me një ceremoni të madhe ushtarake.

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.Njëri nga shqiptarët që ka pasur fatin ta takojë është edhe tetovari Bujar Luma.Ja çka shkruan ai:

Jam e lumtur që pata mundësinë të punoj për iniciativat në Ballkanin Perëndimor që ju kancelarja Angela Merkel i keni mbështetur kaq shumë dhe kaq drejtpërdrejt. Shpresoj që ata që janë përgjegjës tani do ta vazhdojnë këtë trashëgimi të mrekullueshme, shkruan në profilin e tij në facebook Bujar Luma, themelues i Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja, transmeton Tetova News.

Bujar Luma, me profesion regjisor teatri, integron në punën e tij të aktivizmit qytetar teknika moderne nga arti dhe mediat e reja për të përfshirë në mënyrë efektive një dialog ndërkulturor midis komuniteteve. Ai është themelues i LOJA – Qendra për Bashkëpunim Ballkanik. Iniciativat e nisura nga Bujar Luma dhe LOJA në mjedise të ngarkuara etnikisht vazhduan të bëhen modele për t’u riprodhuar në Maqedoninë e Veriut, rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Nga viti 2000, ai bashkëpunoi ngushtë me DFJW-OFAJ, programin German – CPS dhe MyHeroProject (me bazë në SHBA) për të ndërtuar rrjete dhe për të zhvilluar aktivitete në Ballkan. Në vitin 2014, ai u bë anëtar i Ekipit të Përbashkët Koordinues, grupi kryesor i lehtësuesve përgjegjës për procesin e krijimit të Zyrës Rinore të Bashkëpunimit Rajonal (RYCO), një nga rezultatet konkrete të procesit të Berlinit.

Bujari ka qenë gjithashtu folës kyç në shumë konferenca dhe shpesh ka qenë i përfshirë në nismat “Track II diplomacy” veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Krahas aktivizmit të shoqërisë civile, Bujar Luma punon si freelancer edhe në teatro profesionale, shkruan revista The Bridge, transmeton Tetova News.

Statusi i plotë:

I am happy to have had the opportunity to work for the initiatives in the Western Balkans that you Chancellor Angela Merkel have supported so much and sо directly. I hope that those on charge now will buildup upon this wonderful legacy. Dankeschön 🇩🇪. #Center_LOJA, OFAJ DFJW, #CPS, #KURVE_Wustrow
Photo taken after #RYCO signature. in Élysée Palace, July O4, 2016.

Video bonus:

https://youtu.be/Dqma6fjrDts