Ballina Kronika Bënë kërdinë në Beograd, prangosen tre të rinj nga Maqedonia

Bënë kërdinë në Beograd, prangosen tre të rinj nga Maqedonia

Ata dyshohen se kanë vjedhur para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë. Përdornin mjet të posaçëm për hapjen e dyerve të blinduara të banesave dhe shtëpive.

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, njëri prej të cilëve edhe me nënshtetësi serbe, janë arrestuar në Beograd nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale.

Të arrestuarit janë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç – B. S. (1997), B. N. (1990) i A.K. (1998) – ndërsa policia serbe dyshon se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti ata kanë hyrë në banesa dhe shtëpi në territorin e Beogradit, nga ku kanë vjedhur para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë. Përdornin mjet të posaçëm për hapjen e dyerve të blinduara të banesave dhe shtëpive.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, ndërsa kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal në prokurorinë e Beogradit./TetovaNews

VIDEO:

https://youtu.be/cKkPMRDUpVw