Ballina Aktualitet Drejtori i shkollës së Mesme: Nga 240 nxënës, 100 prej tyre nuk...

Drejtori i shkollës së Mesme: Nga 240 nxënës, 100 prej tyre nuk dinë shkrim dhe lexim

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë,  Hamdi Bytyqi, ka thënë se duhet të bëhet më shumë në arsimin fillor, pasi shumë nxënës nuk dinë shkrim, lexim, matematikë dhe janë duhanpirës.

“Të bëhemi të sinqertë, mos të më keqkuptojnë mësimdhënësit e shkollave fillore, por në shkollën time unë e kam bërë një analizë,  nga 240 nxënës që kam pranuar në shkollë, në testet që kam bërë dalin 100 që nuk dinë shkrim- lexim, matematikë, dhe janë duhanpirës. Këto shifra janë shqetësuese”, ka pohuar ai.

“Duhet të punohet në arsimin bazik, shumë prej tyre nuk dinë shkrim lexim të mirëfilltë, bëjnë shumë gabime”, ka theksuar ai.