Dy të rinj janë lënduar pasi kanë goditur murin e një lokali në Bogë të Rugovës derisa po skijonin.
Klankosova.tv ka siguruar edhe videon ku shihet momenti kur dy të rinjtë kanë devijuar nga pista e skijimit dhe me atë shpejtësi kanë goditur murin e lokalit.
Në ndërkohë, rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë rreth moshës 17-18 vjeçare.
“Reth orës 16:38 minuta mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka njoftuar policinë se është nisur për në fshatin Bogë, pasi janë njoftuar se dy persona janë lënduar në pistën e skijimit, pasi kanë goditur murin e një lokali”.
Ai ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë lëndime të rënda trupore.
“Të lënduarit janë sjellë në emergjencë rreth orës 19:20, por janë nisur më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar të tjerë nga rasti.