Futbolli në Evropë dhe në Botë po përballet shpesh me disa situata të hidhura të cilat sipas mjekëve janë thjesht një rastësi.
Sulmet në zemër për futbollistët po bëhen gjithnjë e më shqetësuese në vendet më të zhvilluara e jo më në ato Afrikane.
Ditën e shtunë në Algjeri në ndeshjen e kategorisë së dytë me ASM Oran, lojtari i MC Saida, Sofiane Lokar 30-vjeç, ndërroi jetë në fushën e lojës pikërisht nga një sulm në zemër.
Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën. Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë. Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave. /abcnews.al
Algerian football player Sofiane Lokar dies of heart attack during match https://t.co/ZzL8d2f58Y #Algeria pic.twitter.com/nPhAnoPwju
— Gulf Today (@gulftoday) December 25, 2021