Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Novi Pazar – Ribariq, në fshatin Lukare, transmeton Tetova News.
KATËR shtëpi, katër familje, disa qindra metra larg njëra-tjetrës në fshatin Lukare afër Novi Pazarit, mbetën pa djemtë e tyre, miq të pandarë, të cilët vdiqën në një aksident të tmerrshëm jo shumë larg shtëpive të tyre.
Në territorin e qytetit të Novi Pazarit, e hëna, 27 dhjetor 2021, është shpallur ditë zie për vdekjen tragjike të katër të rinjve në një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmë.
Po ashtu, është shkurtuar edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – sipas protokollit të vendosur, ai vizitoi vetëm Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, ndërsa turneun në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” e anuloi.
Në rrugën Novi Pazar – Ribariq, në fshatin Lukare afër Novi Pazarit, kanë humbur jetën katër të rinj, raportojnë mediat serbe. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 22. Katër të rinj kanë mbetur të vdekur në një përplasje kokë më kokë mes dy automjeteve të pasagjerëve në autostradën Ibër.
Sipas Glas Pazara , bëhet fjalë për Amel Ibrahimoviq, Amar Ujkanoviq, Senad Gjerlek dhe Mitko Hamidovic.
Ata vdiqën në moshën 22, 23 dhe dy në moshën 20 vjeçare, shkruan Pazarske novosti.
Përplasja ka ndodhur pasi njëri prej të rinjve ka humbur kontrollin e makinës gjatë parakalimit dhe është përplasur me një makinë nga ana e kundërt.
Në automjetin tjetër ndodhej një çift i martuar, të dy të plagosur
Gruaja (56 vjeçe) e cila drejtonte makinën tjetër aktualisht ndodhet në terapi intensive.
`Me pikëllim mora lajmin për aksidentin në të cilin vëllezërit tanë Senad Đerlek, Amar Ujkanoviq, Mithat Hamidovic dhe Amel Ibrahimović u shpërngulën në Ahiret.
Allahu e dhëntë Sabrin për familjet dhe Xhenetin vëllezërve tanë.
Trishtim për Lukaren, për Novi Pazarin dhe për Sanxhakun`, shkruan Usame Zukorlić.
Në varrezat e fshatit tashmë po hapeshin varre për të rinjtë e vrarë tragjikisht, shkruan novosti.rs dhe jep rrëfimin e një bashkëfshatari:
Ai shton se katër të rinjtë ishin të pandarë dhe se Amar, Senad dhe Mithat mezi prisnin të shihnin makinën që Ameli e solli nga Kraljeva të dielën mbrëma të blerë nga paratë e fituara me vështirësi në Gjermani.
Ata shkuan në dyqanin e drejtuar nga babai i tij Nazimi dhe lanë makinat e tyre atje, dhe u ulën në “Golfin” e Amelit që ai t’i voziste. U nisën në drejtim të Novi Pazarit, por në kthim, rreth orës nëntë e gjysmë u aksidentuan, vetëm disa qindra metra larg shtëpive./Përgatiti Tetova News
https://youtu.be/kn34NVz9wsk
Vuçiq ka shprehur ngushëllimet e tij
Gjatë rrugës nga Tutini për në Novi Pazar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po viziton këto qytete, është ndalur në Lukare për të shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të rinjve që humbën jetën në aksident. Para shtëpisë së Ibrahimoviqit, ai i shprehu ngushëllimet babait të Amelit, Nazimit.
– Dhimbje dhe tragjedi e papërshkrueshme. Ju lutemi përcillni ngushëllimet e mia për familjet e tjera – tha Vuçiq, i cili shoqërohej nga Rasim LJajiq dhe kryetari i Novi Pazarit Nihat Bishevac.