Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gostivar-Kërçovë, ku një 48-vjeçar nga Gostivari, i cili ka qenë duke drejtuar makinën e tipit “Volkswagen Polo”, ka përplasur një kalë. Nga ky aksident e ka pësuar pasagjeri që ka qenë në makinë.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë pasagjeri në automjet me inicialet G.M. (48) nga Gostivari. Ai është trajtuar në spitalin Ferid Murad në Gostivar.
Në rrugët e Gostivarit këtë vit kanë ndodhur 16 aksidente të shkaktuara nga kafshët. Shumica prej tyre ishin me qen, dy me kuaj. Drejtuesit kanë pasur “takime të afërta” edhe me një derr të egër, një baldosë, një dre dhe një dele.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe dje mbrëma, gjysmë ore pas mesnate, kur SPB Tetovë ka raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga personi me inicialet Z.N. (27 vjeç) përplasi një kafshë.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë pasagjeri në automjet me inicialet G.M. (48 vjeç) nga Gostivari. Ai është trajtuar në spitalin Ferid Murad në Gostivar. Në vendin e aksidentit ka bërë këqyrje nga ekipi i MPB-së Gostivar./TetovaNews