Ballina Bota Kandidati për president në Korenë e Jugut premton trajtim falas për rënien...

Kandidati për president në Korenë e Jugut premton trajtim falas për rënien e flokut nëqoftëse fiton zgjedhjet

Kandidati për president i partisë në pushtet në Korenë e Jugut ndezi një debat këtë javë pasi propozoji që sigurimi shëndetësor publik të mbulonte trajtimin e rënies së flokëve. Propozimi u brohorit nga disa votues por u kritikua si axhendë populiste. Lee Jae-myung e bëri premtimin duke thënë së 10 milion koreano-jugor vuajnë nga rënia e flokëve por shumë prej tyre porosisin ilaçe jashtë vendit ose përdorin ilaçe prostate për të zëvendësuar trajtime që kushtojnë shumë.

Premtimi i tij tërhoqi një përgjigje shpërthyese të disa njerëzve pasi në një videoklip 15 sekondësh të Lee për rënien e flokëve thoshte që jam kandidati më i mirë për “flokët tuaj”. Videoklipi është shpërndarë  masivisht dhe ka gjeneruar parodi në rrjetet sociale raporton “CNN”. Premtimi nxiti kritikat e disa njerëzve dhe opozita e quajti objekti i fundit i axhendës populiste të Lee. Kandidati i një opozite të vogël Ahn Cheol-soo që është një ish doktor dhe manjat i programeve kompjuterike e quajti propozimin e Lee të papërgjegjshëm. Ai tha se do të ulte çmimet e ilaçeve dhe do të investonte në fondin e zhvillimit të trajtimeve të reja nëqoftëse do të fitonte zgjedhjet.

Lee që dikur aspironte që të bëheshe si biznesmeni i famshëm Bernie Sanders mori famë për shkak të mbështetjes për të ardhurat bazike universale dhe përgjigjes agresive ndaj Covid-19 si guvernator i provincës Gyeonggi. Profesori Lee Sang-ee i Universiteti Kombëtar Jeju tha së shërbimi shëndetësor kombëtar do të tronditej nëqoftëse do të shpenzonte qindra miliarda won për të mbuluar trajtimet e rënies së flokëve kur ai është krijuar për të ndihmuar njerëzit me sëmundje serioze.

Nuk ka të dhëna zyrtare sesa koreano-jugor vuajnë nga rënia e flokëve. Shërbimi i Sigurimit Shëndetësor Kombëtar tha se 230,000 njerëz morën ndihmë mjekësore në vitin 2020 pa specifikuar se për çfarë u trajtuan. Lee Jae-myung tha ditën e enjte se mbulimi i kostove të trajtimeve për rënien e flokëve është e rëndësishme për aspektin e plotësimit të trupit dhe që stafi i tij po studion ndikimin e saj financiar. / abcnews.al