Eksploruesit detarë kanë zbuluar një shkëmb koralor “të pacënuar” 3 km në thellësi të brigjeve të Tahitit. Shkëmbi koralor është një nga më të mëdhenjtë e zbuluar në atë thellësi, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e cila drejtoi misionin. Doktor Julian Barbiere, nga Unesco, tha se ndoshta kishte shumë më tepër nga këto ekosisteme “ne thjesht nuk i dimë”.
“Ne duhet të punojmë për t’i hartuar ato dhe për t’i mbrojtur,” tha ai. Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay tha se zbulimi “i mrekullueshëm” zgjeroi njohuritë tona për “çfarë fshihet poshtë”. Shkëmbi koralor u gjet në nëntor, gjatë një ekspedite zhytjeje në një thellësi të njohur si “zona e muzgut” të oqeanit, pjesë e një misioni global të hartës së shtratit të detit të quajtur Projekti Seabed2030 raporton “BBC” .
Fotografi francez nënujor Alexis Rosenfeld tha se ishte “magjike të dëshmosh koralet gjigante, të bukura trëndafili që shtriheshin aq sa mund të shohë syri”. “Ishte si një vepër arti”, shtoi ai. Shkëmbinj nënujorë koralorë janë ndër ekosistemet më të kërcënuara të oqeanit të prekshëm ndaj ndotjes, rritjes së temperaturave të detit dhe ndryshimit në kimi të shkaktuar nga emetimet e dioksidit të karbonit që treten në ujë.
Profesor Murray Roberts, një shkencëtar kryesor detar nga Universiteti i Edinburgut tha se zbulimi solli në shtëpi se sa shumë ne kemi ende për të mësuar rreth oqeanit. “Ne ende i lidhim koralet me detet më të cekëta tropikale, por këtu gjejmë një sistem të madh të shkëmbinjve koralorë të panjohur më parë,” tha ai. / abcnews.al