Ballina Argëtim Jetë & Stil “Nuk e kam parë asnjëherë veten vetëm si aktore”, Arjola zbulon dëshirat...

“Nuk e kam parë asnjëherë veten vetëm si aktore”, Arjola zbulon dëshirat e pathëna

Na ndajnë vetëm 24 orë nga spektakli i “Big Brother VIP” dhe duket se banorët që janë në nominim kanë filluar të tregojnë dëshirat që kanë për jetën jashtë.

Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira kanë bërë një bisedë me njëra-tjetrën, ku kanë rrëfyer eksperiencat e tyre.

Aktorja ka treguar se gjatë eksperiencës së saj në “Portokalli” nuk e ka parë veten vetëm në kornizat e aktores.

“Kam qenë gjithnjë e përkrahur dhe e mbështetur. Nuk e kam parë asnjëherë veten vetëm si aktore aty. Kam tentuar, kam bërë edhe audicion për ta prezantuar por ishte shumë vonë. Është pak e rrezikshme sepse e di që të bësh prezantim dhe të jesh edhe aktore mund të të konsumohet shumë figura”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Arjola refuzoi të hapte “Kutinë e Pandorës”, pasi dëshira e saj nuk ishte një udhëtim, por të bëhej moderatore e spektaklit të humorit./abcnews.al