Betejat janë duke u përhapur në të gjithë territorin e Ukrainës, ndërsa pushtimi rus vazhdon.
Fotografi, Gleb Granich, që ndodhet në frontin e parë në Rajonin e Kievit, ka bërë foto të ushtarëve dhe grave vullnetare ukrainase, që janë bërë bashkë për t’u përballur me agresorin rus. Në foto shfaqet edhe ish-deputetja Tetiana Chornovol, e cila tani i është bashkuar luftës.
Kujtojmë që luftimet ndodhen në ditën e 25-ë të tyre. Ata janë shumë të ashpra në shumë qytete, me rusët që kanë si synim të marrin drejtimin e pikave kyçe. Turqia tha më herët, se Rusia dhe Ukraina janë pranë një marrëveshjeje, ndërsa u zbulua se bisedime mes palëve priten të mbahen të hënën e 21 marsit.