Me datë 04.08.2022, në ora 04.10, në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.J. (21) nga Tetova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit të kryer në veturën e tij “BMW” me tabela regjistrimi të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një dërrmues. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim pëkatës.
Me datë 04.08.2022, në ora 04.30, në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë personit A.M.(23) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i kanë marrë veturën e pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare zvicerane pasi që me automjetin e tij ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, gjegjësishtë është kapur duke rritur zhurmën e automjetit dhe duke ngritur befas shpejtësinë dhe duke kërcitur gomat. Automjeti është mbajtur për kontroll të jashtëzakonshëm teknik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Me datë 03.08.2022, në ora 11:30 në Zhelinë të Tetovës, zyrtarë policorë të NjK Grupçin kanë privuar nga liria personin S.L.(40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, pasi rreth orës 10:20 e ka sulmuar fizikisht personin A.I. nga Tetova dhe nuk ka pranuar t’i paguajë për shërbimin taksi. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë kallëzimi adekuat.
Me datë 03.08.2022, në ora 18:40, në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë privuar nga liria perosnin A.Gj. (41) nga Gostivari, pasi rreth orës 17:05, me motrën e tij B.Gj., në shtëpi kanë sulmuar fizikisht gruan e tij 25-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimit përkatës.
Më datë 03.08.2022, në ora 21:40, në Njësinë Policore Çegran, personi L.E. (39) nga Çegrani i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 16:00, në rrugën nga fshati Çaile për në fshatin Forinë, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u zbardhur.
Më 04.08.2022, rreth orës 05:20, zyrtarët policorë të DPB- Gostivar e kanë privuar nga liria personin M.Z.(48) nga Gostivari, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare. Rasti është duke u zbardhur dhe do të vijojë një kallëzim përkatës.
Më datë 04.08.2022, në ora 00:35 në Njësinë e Policisë në Çegran, një vajzë 25 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se një ditë më parë, rreth orës 21:30, në fshat është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më datë 03.08.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 24:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Në të njëjtën kohë, janë konstatuar dhe sanksionuar 47 shkelje (TE-30 dhe GV-17) brenda dhe jashtë vendbanimit. Për shkelësit u hartuan urdhërpagesat përkatëse, ndërsa më të shpejtët do të përballen me masë mbrojtëse ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj.
Gjatë aksionit të kontrollit janë konstatuar edhe 22 shkelje të tjera (TE-9 dhe GV-13), të cilat janë sanksionuar në bazë të ligjit.
SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve të trafikut në zonën e Pollogut, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.