Sot, në orët e hershme të mëngjezit, ka ndërruar jetë Basri Sadiku, djali i Azem Sadikut, kryetarit të Komunës së Studeniçanit.
Ai për një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në dy ditët e fundit i është përkeqësuar gjendja.
Basri Sadiku edhe përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore për më shumë vite, ka qenë mjaft aktiv, ai ka menaxhuar disa web-faqe informative.
Ndërkohë në njoftimin e familjes mes therash shkruhet:
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Ju njoftojmë me zemër të piklluar dhe bindje në Zot se sot ia dorzoi shpirtin e bardhë dhe të pastër Allahut xh.sh. djali i vllaut tonë, Haxhi Azemit, Basriu. Allahu e past pranu në mëshirën e Tij dhe na bashkoftë në xhennetet e Tij të larta. Lusim Allahun që bereqetet dhe bekimet e Basrisë të na shoqërojn gjithë jetën.
Namazi i xhenazes do të falet në xhamin “Hafëz Xhavit Efendi Ibrahimi Studeniçan” me namaz të drekës.
Aktuale.mk shpreh ngushëllime familjes Sadiku dhe miqve të të ndjerit.