26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë.
Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj, të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare. Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,
VENDOSI:
Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:
Artisti Kënga
2 Farm – Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
Albina Kelmendi – Duje
Anduel Kovaçi – Malli
Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila – Evita
Enxhi Nasufi – Burrë
Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi – Ma kthe
Fabian Basha – Një gotë
Fifi – Stop
Franc Koruni – Në pritje
Genti Hoxha – Ajër
Gjergj Kaçinari – Dje
Luna Causholli – Jetën ta fal
LYNX – Nëse ke besim
Manjola Nallbani – Dua
Permit of Stay – Fobia
Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
Rezearta Smaja – N’Eden
Rovena Dilo – Motit
Sara Kapo – Para teje
Serxhio Hajdini – Vështirë
Urban Band – Në çdo hap
Vanesa Sono – Aroma jonë
/RTSH