Pas fitores 2 me 1 kundër Kanadasë, Maroku arriti të kualifikohet për në fazën tjetër, për herë të parë prej 36 vjetësh, duke lënë poshte në renditje Kroacinë dhe vendin e tretë të “Rusi 2018”, Belgjikën.
Përveç se arritën kualifikimin pas pothuajse gjysmë shekulli, Maroku vuri dhe një rekord të ri, duke u bërë ekipi i parë afrikan, i cili fiton grupin, në Kupën e Botës, 2 herë. /i.m /abcnews.al