Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Gemini, është sulmuar nga hakerët të cilët pretendojnë se kanë marrë të dhënat e 5.7 milionë përdoruesve dhe i kanë nxjerrë ato në shitje për jo më pak se 30 bitcoin.
Në postimet e rrjeteve sociale, persona të ndryshëm kanë publikuar databazat e GEMINI, të cilat përmbajnë numrat telefonikë dhe email-et milionë përdoruesve. Platforma e kriptomonedhave ka tentuar të fshijë profilet që promovojnë shitjen e të dhënave, gjë që deri më tani nuk është arritur.
Databaze, që shitet me 30 bitcoin te konvertuar ne mbi 500 mijë dollarë me vlerën e sotme, raportohet se ka të dhënat e shtatorit të fundit, gjë e cila nënkupton
se bëhet fjalë për përdorues aktivë që mund të kryhen ndërhyrje.
Vetë kompania e kriptomonedhave nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të dhënat. Në raportin e tij të shkurtër, Gemini nënvizon se informacioni i llogarisë dhe sistemet e tij nuk janë ndikuar dhe se fondet dhe llogaritë e klientëve “mbeten të sigurta”.
Mirëpo zyrtarët e platformës u kanë bërë me dije përdoruesve të saj se mund të ndryshojnë fjalëkalimin përmes një linku të posaçëm dhe ka sugjeruar të gjithë të aktivizojnë identifikimin përmes dy faktorëve, gjë që e shton sigurinë e hyrjes së tyre në aplikacion./abcnews.al/