Ballina Kronika Pastruesja dhe djali i saj i vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri...

Pastruesja dhe djali i saj i vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri floriri, pronarja e banesës, ish-këshilltare në Kryeministri

Nënë e bir kanë vjedhur shuma të majme prash si dhe bizhuteri floriri në një banesë, të cilat iu janë sekuestruar ditën e sotme nga policia.

Ndërsa vjedhjet e tyre ishin shtuar, grabitja e fundit që dyshja gzetrja Klodina Lala bën me dije se ajo banesa ishte e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Banesa ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit. BalkanWeb mëson se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews