Ballina Aktualitet “Ruzi masher” te stacioni i autobusëve, tetovarja: Burrin me titullin magjistër e...

“Ruzi masher” te stacioni i autobusëve, tetovarja: Burrin me titullin magjistër e përcolla për në kurbet (FOTO+VIDEO)

Dje, gjatë gjithë ditës, nga stacioni i autobusëve në Tetovë janë nisur me dhjetra autobusë të mbushur me mërgimtarë dhe persona që për herë të parë merrnin rrugët e mërgimit, transmeton Tetova News.

Një grua nga Tetova na shkruan për tollovinë e madhe të krijuar te stacioni i autobusëve dhe tregon se bashkë me tre fëmijët e saj ka përcjellë burrin me titull magjistër, i cili nuk arriti të punësohet në vendin e vet.

Ja shënimi i saj i plotë, i shoqëruar me disa fotografi:

Stacioni i autobusëve për momentin, kolana ka arritur deri te Monopoli. Unë, bashkë me 3 fëmijët e mi të vegjël, po e përcjellim për në kurbet burrin tim, për të na siguruar një jetë më të mirë. Burrin e kam me magjistraturë dhe ka mbetur pa punë.

Video bonus:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews