Ballina Aktualitet Mërgimtarët erdhën u çmallën dhe shkuan! (VIDEO+FOTO)

Mërgimtarët erdhën u çmallën dhe shkuan! (VIDEO+FOTO)

Dhjetëra autobusë u nisën drejt vendeve të perëndimit

Stacioni i autobusëve në Tetovë. Dhjetëra autobusë, përplot të mbushur, po kthejnë mërgimtarët në vendet e tyre të punës. Destinacionet tashmë dihen – Zvicër, Gjermani, Itali e vendet skandinave.

Secili po bart valixhet e rrugës, valixhe këto mbase edhe të mbushur me kujtime gjatë pushimit dyjavor në vendlindje.

“Udhëtoj për në Gjermani. Pushimet I kalova, s`di si të them, ka që kalojnë mirë por edhe që kalojnë keq, por të themi mirë”

“Familjen e kam takuar. Larg në kurbet, larg familjes është gjë e keqe, por mirë”

“Të themi mirë kaluam. Këtë vit më mirë”

“Që kemi qëndruar në shtëpi me familjen”

“Shumë mirë, por shumë pak. Jemi kënaq, më mirë se vendlindja a ka diku?”

Por, kishte mërgimtarë që kishin ardhur vetëm për dy ditë.

“Në Frankfurt shkoj. Pardje kam ardhë, sot shkoj. Këtu është vendi i mirë, por ja që duhet të shkojmë”

Të tjerë përcillnin më të dashurit e tyre…

“Jam nga Tetova. Po e përcjell vëllain për në Itali”

Kjo mërgimtare duket se shumë gjatë do t`i mbajë mend këto pushime..

“Udhëtoj në Itali, Folinjo. Shumë bukur kaluam, pasi ishim me familjen, me miqtë. Në kujtime më ka mbetur disponimi për natën e vitit të ri.

Të rinjve, përveç çmalljes në kujtesë u kishte mbetur edhe diçka tjetër nga vendlindja.

“Ftohtë ishte”

Kishte edhe mërgimtarë që me shaka dhe me dozë ironie rrëfenin pushimet e tyre në vendlindje.

“Udhëtoj për në Itali. Pushimet “viran”. I harxhuam paratë dhe tani do të ikim”

Për më shumë se dy javë, mërgimtarët “gjallëuan” qytetet e vendit dhe u çmallën me më të afërmit e tyre. “Rrugë e mbarë”, “Shihemi në pushimet e radhës” ishin refrenet që dëgjoheshin në stacionin e autobusëve në Tetovë. Mërgimtarët e shumtë, erdhën, panë u çmallën dhe shkuan duke lënë një zbrazëtirë sikurse në familjet e tyre poashtu edhe në të shoqërinë. /KlanMacedonia

@tn.lajmelokale
@tetovanews