Policia parandalon kontrabandimin e dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia
Policia e Kosovës të premten pasdite ka parandaluar një rast të kontrabandimi të kafshëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut, duke arrestuar një person.
I dyshuari, shtetas kosovar, me inicialet XH.C., është zënë në flagrancë duke kontrabanduar dy lopë dhe një viç.
“Kafshët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lajme të tjera nga kronika:
“Zengjinenë e mbyta, Shaqirin e godita me sëpatë”, zbardhet dëshmia e të moshuarit që vrau gruan dhe vëllain
Dëshmi befasuese dhe kontradiktore ka dhënë në polici i moshuari që vrau dje gruan dhe vëllain e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit.
Fillimisht 80-vjeçari, Xhevat Sinani, është habitur kur oficeri i policisë e ka pyetur në lidhje me krimin e rëndë, duke thënë se gruaja dhe vëllai i tij kishin vdekur, por nuk e mbante mënd që t’i kishte vrarë ai.
“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.
Por në një tjetër dëshmi, tejet dramatike dhe në kundërshti me të parën Sinani pohon se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë.
Horrori dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.
Vëllai i tij nuk banonte afër të vëllait, por kishin tokat shumë ngjitur njëri-tjetrin. Fill pas krimit, autori ka udhëtuar rreth 1 orë e 30 minuta në këmbë për të shkuar te kushëriri i tij, ku ka pohuar se gruaja dhe vëllai i tij kishin vdekur. Autori kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në banesën e tij pasi bashkë me gruan kishin qenë jashtë shtetit te fëmijët e tij që janë në emigracion.
Ndërkohë vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh. Po ashtu mësohet se autori ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ngelen të paqarta motivet e ngjarjes.
Përplasi të miturën e u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Ai përplasi një të mitur në rrugën ‘Demokracia’ në Tiranë. Pasi përplasi me motorin e tij 9-vjeçaren, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh u bë i mundur identifikimin e targës së motori dhe më pas të drejtuesit të tij.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motori. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
I dënuar me 14 vite burg për νrasje, 42-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia
Të mërkurën e kaluar, ekipi i dëbimit të Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një shtetasi shqiptar 42-vjeçar. Ai ishte në burgun Mario Gozzini në Firence. 42-vjeçari vuante dënimin me 14 vjet për veprën penale të vrasjes. Episodi ndodhi në vitin 2008 në Grosseto. Viktima, një bashkatdhetar shqiptar, u godit me thikë në fyt në kulmin e një mosmarrëveshjeje.
Sulmuesi u kap më pas i gjakosur nga efektivët e policisë. Ndërkohë 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë. 42-vjeçari sa do të dilte nga burgu. Shefi i policisë së provincës së Firences Maurizio Auriemma, para kësaj date, pas marrjes së lejes nga autoritetet konsullore shqiptare, zbatoi urdhrin e masës alternative të dëbimit nga territori. Ai ndalohet të shkojë në Itali për 10 vjet.
Ferma e kanabisit me vlerë 1 milion paund, dënohet dy shqiptarët në Britani
Dy shqiptarë janë dënuar për kultivim të lëndëve narkotike, në West Yorkshore të Britanisë. Mediet britanike bëjnë me dije se dy shqiptarët u gjetën në një fermë kanabisi me vlerë 1 milionë paund.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Zef Gjoka dhe 33-vjeçarin Dritan Mrozi. Gjoka u dënua me 3 vite burg ndërsa Mrozi me 2 vjet.
Gjatë kontrollit fizik në banesë më 14 nëntor të vitit të kaluar, policia britanike gjeti dhe sekuestroi mbi 11 mijë bimë të kultivuara me vlerë 1 milion paund.
Shqiptarët kishin modifikuar një magazinë në “fermë kanabisi”. Kuzhina ishte kthyer në dhomë gjumi me katër shtretër, frigorifer dhe ushqime.
Sipas autoriteteve britanike, ferma e kanabisit ishte ngritur para se Zef Gjoka të shkonte në Britani dhe se ai punoi si kujdestar për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e tij.
Në seancën gjyqësore, avokati i Gjokës u shpreh se klienti i tij kishte një vëlla dhe baba në Shqipëri dhe se ai erdhi në Britani me shpresën për të gjetur punë dhe për të pasur një jetë më të mirë. Më tej tha se 35-vjeçari ka punuar në sektorin e ndërtimit, por për shkak se nuk kishte leje punë, nuk ishte në gjende që të bënte këtë punë.
Si përfundim gjykata e dënoi Gjokën me 3 vjet burg dhe Mrozin me 2 vjet burg. Ata do të kryejnë gjysmën e atij dënimi përpara se të lirohen me licencë në komunitet.
Arrestohen 11 persona në Tiranë
Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– B. D., 35 vjeç, banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike;
– E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ka hyrë në një lokal, me një mjet prerës (thikë) në dorë;
– E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke jashtë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– K. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. Sh., 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– Xh. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– S. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe H. M., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– T. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. P., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi T. K. dhe pasagjeri, shtetasi B. Ll., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi I. S., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës
Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në bagazhin e makinës së tij.
“Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Zbulohen lojëra fati të paligjshme në Malësi të Madhe, arrestohet pronari lokalit
Ditën e sotme policia ka “goditur” një tjetër rast të lojërave të fatit në Malësi të Madhe.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 makineri të vendosura në një lokal në fshatin Goraj si dhe është arrestuar pronari i saj.
Bëhet fjalë për shtetasin XH.L 25 vjeç, i cili i kishte vendosur këto makineri në mënyrë të paligjshme.
I riu u arrestua për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
Malësi e Madhe/Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.
Vihet në pranga pronari i lokalit.
Sekuestrohen 3 makineri për lojëra fati.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontolleve për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Xh. L.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 3 makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të lokalit, shtetasit Xh. L., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, Malësi e Madhe.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
“Mushka, çokollata dhe pako”, dalin përgjimet e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria
Mediat kanë siguruar dosjen hetimore të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u lëshuan 43 urdhër arreste, ndërsa grupi drejtohej nga tre shqiptarë.
Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07/ 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që I korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.
Nga veprimet hetimore të kryer është bërë e mundu që të provohet se shtetasi Alfred Luli dhe Gjergji Luliu kanë importua në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave , shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Luli. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.
NJë pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, I cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe e12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.
Po kështu, shtetasi Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode: 1: 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro2: 12 kg me datë 16.12 2017 3: 15 kg me datë 01.07.2018
Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e kryera, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8 dhe 12 mars kishte bërë takime për shtijen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Eexhep Dallupi.
Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?
Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.
Simboli “A” tregon lëndën narkotike të llpji marijuanë nga Shqipëria
Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë
Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram, fjala tym dhe çokollate tregon substancën narkotike të llojit hashash
Fjala “Pako” përdoret për të treguat 1 kilogramë
Fjala “lekë” monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.
Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave.
SHQIPTARËT E HETUAR
Braniol Liço,
Gernard Beu,
Emirjan Beu,
Dorian Beu,
Syrjan Tola,
Igli Lala,
Ramazan Grada,
Florid Vukaj,
Gjergj Zefi,
Renato Zefi,
Rexhep Dallupi,
Alfred Luli,
Gjergji Luli,
Saimir Prenga,
Lorik Prengaj,
Francesco Çeçi,
Ilir Duro,
Lulzim Selimi,
Dhimitër Nina,
Eledjo Dedej,
Enkeleda Bakalli,
Sherr në Tiranë, tentohet të vritet një person
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në zonën e Freskut, ku një person është tentuar të vritet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, raportojnë se në sherr janë përfshirë dy të rinj. Mësohet se shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. Blutë thanë se kanë sekuestruar automjetin tip “Audi”, të autorit të dyshuar.
Njoftimi nga policia Tiranë
Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C.
Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tentoi të fuste 33 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohet i riu nga Kavaja
Tentoi të fuste një shumë prej 33 000 eurosh, pa i deklaruar në Portin e Durrësit, arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja. Këto të ardhura dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarin me inicialet S. C.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga dhe disa persona të tjerë, për akuza të ndryshme.
“Goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohen sasi dozash me kokainë, gati për shitje.
-Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.
1. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.
2. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe falë kontrolleve, në lagjen nr.18, Durrës, bllokuan një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte personi që shpërndante lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
3. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në inteligjencën informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim:
Sh. R., 23 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, banues në Cërrik dhe në Durrës, të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në datën 31.12.2022, kanë vjedhur në një hotel;
Gj. B., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.”, thuhet në komunikatën e policisë.
Grupi kriminal i drogës Itali-Shqipëri, sot masa e sigurisë për 15 të arrestuar
Do të dalin sot para gjykatës anëtarët e bandës së trafikut të drogës Itali-Shqipëri, të cilët u arrestuan në kuadër të një megaoperacioni i shtrirë në dyja shtetet. Kjo bandë sipas hetimeve drejtohej nga tre shqiptarë, më konkretisht nga Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Kujtojmë se nga 43 urdhër arreste të lëshuara nga të dyja shtetet, 21 prej tyre janë në Shqipëri, ndërkohë deri tani 15 janë arrestuar.
“Urdhër-arrestet’ në Shqipëri
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
Emirjan Beu (Nga Durrësi)
Dorian Beu (Nga Durrësi)
Syrjan Tola (Nga Durrësi)
Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
Ramazan Grada (Nga Durrësi)
Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
Gjergj Zefi (Nga Durrësi)
Renato Zefi (Nga Durrësi)
Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
Alfred Luli (Nga Tirana)
Gjergji Luli (Nga Tirana)
Saimir prenga Nga Tirana)
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
Ilir Duro (Nga Tirana)
Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
Enkeleda Bakalli, vetmja në ‘arrest shtëpie’ (Nga Durrësi)
“Big Brotheri” i bandave në Korçë, mësohet kush i kishte montuar kamerat e fshehta (Emrat)
Në kuadër të fazës së 5 të operacionit policor “Fijet”, u proceduan Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.
Rezulton se disa prej tyre janë persona me precedent penal, ose kanë familjarët e tyre.
-Rezulton se Romeo Staravecka është i dënuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.
Zbardhen dy shpërthime me tritol në Shkodër, arrestohet autori
Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vendosje të eksplozivit në banesën e punonjësit të policisë dhe banesën e një qytetari në vitin 2020.
Më 4 janar të vitit 2020 ai ka vendosur lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, në banesën oficerit të policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër P. M. dhe në banesën e shtetasit Z. B.
Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin me iniciale D. N., lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi policisë:
Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit.
Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive.
Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të punës hetimore të kryer, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur grumbullimin e provave, për një autor të dyshuar të dy ngjarjeve me eksploziv, të ndodhura në vitin 2020.
Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër, po punojnë intensivisht për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.
Krỉmỉ makabër në Gramsh/ Fqinjët dhe të afërmit rrëfejnë ngjarjen
Një krỉm i rëndë tronditi Gramshin pasditen e së premtes. Një 80-vjeçar i identifikuar si Xhevit Sinani vrαu me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe më pas edhe vëllanë e tij, Shaqirin. Fqinjët thonë se kishin dëgjuar që kohët e fundit autori kishte probleme me shëndetin mendor dhe se kishte shfaqur xhelozi ndaj bashkëshortes së tij.
“Kemi dëgjuar nga të tjerët që ka pasur probleme mendore. Tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në kooperativë” – thotë njëringa fqinjët.
“Ishte xheloz, kohët e fundit s’ishte shumë mirë. Kemi dëgjuar, por xheloz ishte shumë,” – thotë një tjetër.
Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.
Familjarët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga njëri-tjetri përmes telefonit, ndërsa nuk dinë të japin asnjë arsye për shkakun e krimit.
“Na lajmëruan fshatarët e tjera nëpërmjet telefonit. Nuk e dimë nëse kishte probleme. Kanë fëmijë. Këtu dhe në Greqi Ai banonte me bashkëshorten, kurse vëllai vetëm.
Nuk e dimë të vërtetën për arsyet. Nuk kemi marrë vesh gjë. Nuk ka parë njeri. Sa dini ju di edhe unë. Ishte policia, bëri veprimet” –thotë njëri prej të afërmve. ©LAPSI.al
Dy gra plagosen nga një burrë në Fushë-Kosovë
Dy gra janë plagosur me armë zjarri paraditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktimat dyshohet se janë plagosur nga një burrë, i cili ndodhet në arrati.
“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Vdiq i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë-Kosovë
Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë të shtunën, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Ejup Govori. Ai ka thënë për KOHËN se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkaq, siç ka njoftuar Policia, dyshohet se ai qe vetëplagosur pas lokalizimit të vendndodhjes nga ana e policisë.
Ai ishte i dyshuar për plagosjen e dy grave, nënë e bijë, të shtunën paradite në Fushë-Kosovë. Që nga momenti i plagosjes, ishte në arrati. Policia ka bërë të ditur se pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, i dyshuari i armatosur ka shtënë në drejtim të policëve. Policia ka thënë se i dyshuari besohet të jetë vetëplagosur, por se janë duke u zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.
“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë-Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar, i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia në fund ka thënë se ka marrë informatën nga QKUK-ja në orën 18:45 për vdekjen e të dyshuarit.
Qendra Emergjente në Prishtinë ka konfirmuar më herët se gratë e plagosura janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Grabitësi i armatosur vodhi 10,000 euro nga filiali i institucionit financiar në Prizren
10,000 euro i ka marrë grabitësi në institucionin mikrofinanciar në Prizren të premten.
Menaxherja e filialit ka thirrur policinë pasi personi i maskuar dhe i armatosur ishte futur dhe duke kërcënuar kishte vjedhur paratë.
“Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është në hetime.
Gjenden eshtra njeriu në një pyll në Prishtinë
Në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë në brendi të pyllit janë gjetur disa eshtra njeriu.
Dy persona kanë qenë ata që i kanë parë të premten dhe kanë lajmëruar njësitet përkatëse.
Eshtrat janë dërguar në IML.
“Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, u njoftua në raportin e Policisë së Kosovës.
Arrestohet një administrator call centeri për mashtrim, në hetim dhe 4 operatorë
Administratori i një “Call Center” është arrestuar nga Policia ndërkohë që janë proceduar penalisht 4 punonjës të tij. Ata mashtronin nëpërmjet telefonit, shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Forex Infinit”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit call center.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të katërt banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. Q. administronte një subjekt privat call center, në rrugën “Dritan Hoxha”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit A. B., A. H., E. D. dhe P. T., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drogë, grabitje parash dhe ora “Rolex”, zbulohet banda shqiptare në Greqi
Policia greke ka vënë në pranga 4 anëtarë shqiptarë, pjesë e bandës famëkeqe në Greqi e cila akuzohet për vjedhje, pastrim të parave, lëndë narkotike dhe dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.
Sipas mediave greke, nga hetimi që nisi gushtin e kaluar, mbi 4 anëtarët e bandës, me origjinë shqiptare të moshës 26 deri në 44 vjeç, rëndojnë akuzat për 21 raste vjedhjesh.
Kjo organizatë në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.
Nga ky operacion janë sekuestruar 13.000 euro, ora, bizhuteri dhe sende me vlerë, pajisje elektronike, celularë e karta sim si dhe automjete që përdoreshin për vjedhje, transmeton Protothema.
Si organizoheshin “banditët” shqiptarë në Greqi
Anëtarët e organizatës shqiptare ose siç e quan ndryshe media greke “banditët”, e nisën aktivitetin e tyre kriminal të paktën nga gushti 2022. Ata goditën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.
Duke përdorur dhe si “mbulesë” një Mercedes luksoz I.X. po “çanin” territorin grek dhe po kërkonin objektivat e tyre të radhës. “Dobësia” e tyre sipas mediave kreke ishin ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë dhe orat e shtrenjta Rolex. mAta hynin në shtëpi duke thyer xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe “zbulonin” para dhe xhevahire me vlerë të madhe. Më pas, largoheshin me mjetin e tyre luksoz me targa italiane.
Anëtari drejtues i organizatës jetonte në një fshat të largët rural të Korinthit, konkretisht në Stimaga, pasi ishte me pak banorë, në mënyrë “banditi shqiptar” të kalonte pa u vënë re, larg autoriteteve. Dhe shoferi është gjithashtu një anëtar kyç i organizatës banues në Atikë, por ai e kishte më të lehtë kamuflimin për shkak të paaftësisë së tij të veçantë lëvizëse (një krah, një këmbë).
Në vitin 2019, policia bëri publike detajet e anëtarëve të bandës së pamëshirshme që vrau biznesmenin Alexandros Stamatiadis gjatë një grabitjeje brenda shtëpisë së tij në Kifissia. Mes tyre është edhe shoferi invalid, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit në vitin 2018 në Kifisia. Ai është një anëtar kyç i organizatës që kishte rolin e drejtuesit të mjetit luksoz, por edhe të atij që kryente detyrat gjatë vjedhjeve dhe arratisjes.
Shoferi me aftësi të kufizuara (një krah, një këmbë) kishte si “mbulesë” perfektë problemin e lëvizjes së tij, gjë që e bëri atë të kalonte pa u vënë re si i dyshuar, duke transportuar mallrat e vjedhura, mjetet e vjedhjes dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale drejt dhe nga potenciali i tyre. Në çdo bllok-kontroll nga organet e ndjekjes, atij iu bë një trajtim i veçantë, pasi imazhi i një personi me aftësi të kufizuara ishte “vitrinë” perfekte për aktivitetin e tyre kriminal.
Anëtari drejtues i organizatës ka një të kaluar të pasur kriminale dhe ka pushtuar autoritetet greke nga viti 2011 e deri më sot, për pjesëmarrjen e tij në organizata kriminale për raste vjedhjesh të dalluara. I konsideruar i rrezikshëm nga organet e ndjekjes, atij i është ndaluar hyrja në Greqi por sërish ka ditur të kalojë nëpër postblloqe të policisë. Në fakt, ai ishte një nga hajdutët kryesorë të aktivitetit kriminal i I cili u çmontua në Mykonos në vitin 2019. Ishte ai që koordinonte vjedhjet, rekrutonte pjesën tjetër të organizatës me bashkatdhetarët e tij dhe ishte hajduti kryesor operacional.
Tipike është edhe grabitja e shtëpisë në gusht 2022, e ndodhur në Stemnica të Arkadisë, në shtëpinë e një biznesmeni-argjendari të njohur të zonës , ku plaçka e autorëve në bizhuteri, metale të çmuara dhe flori kap vlerën e rreth 120.000 euro.
Tregues i nivelit të veprimit dhe organizimit të tyre, thuajse nuk përmendnin emrat e tyre normalë , ndërronin shpesh lidhjet dhe aparaturat telefonike, ndërsa ato që përdornin gjatë vjedhjeve dhe në jetën e tyre të përditshme deklaroheshin kryesisht në numra fantazmë. Kalimi i shpeshtë i tyre i paligjshëm nga zona greke në Shqipëri dhe qëndrimi i tyre për disa ditë atje vështirësoi punën e policisë dhe hetimin. m.b./dita