Vrau të birin me çekiç, autori pranon krimin: Filloi të pinte çdo ditë, nuk duroja dot më
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në fshatin Zvezdë të Korçës ku babai 75 vjecar Shefki Bylybashi vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi 50 vjec.
Ai pranoi sot autorësinë e vrasjes së djalit e tij në polici ku ka deklaruar që nuk kishte për qëllim të vriste të birin por kohët e fundit i kishte humbur durimi për shkak se ai shkonte vazhdimisht i dehur në shtëpi.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”.
Kjo ngjarje i ka habitur edhe vetë banorët e zonës, të cilët shprehen që nuk janë në dijeni të konflikteve babë e bir.
“Të atin e kam patur shumë shok. E mora vesh vetëm në orën 08:00 në mbrëmje. Më thanë që kishin rënë duke punuar në shtëpi, dhe kjo e solli fatkeqësinë. Kishin harmoni prindërit me djalin. Ai nuk ka qenë i kësaj rruge, të alkoolit se kur i thonë nuk njohim fëmijët tanë. Ishte I divorcuar kështu e di unë.” Thotë një prej fqinjëve të familjes…“Për njerëz të mirë i njohim. Nuk di më shumë. Nuk i kam dëgjuar të zihen ndonjëherë. Po s’i ka ndodhur puna ato e dinë.”-
Fillimisht kjo ngjarje u raportua se ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi atë disa herë me çekiç në kokë.
Itali, nëna ekzekuton vajzën 14-vjeçare me thikë dhe hidhet nga dritarja
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Mësohet se një grua ka vrarë vajzën e saj adoleshente dhë më pas ka tentuar vetëvrasjen. Ngjarja u regjistrua sot në zonën e Oristanos.
Sipas njoftimeve të policisë, alarmi është ngritur nga fqinjët. Ata kanë gjetur gruan të shtrirë në rrugë. Sapo kanë hyrë në shtëpi, kanë parë trupin e vajzës në dysheme. Sipas asaj që raporton “L’Unione Sarda”, trupi i pajetë i 14-vjeçares, Chiara Carta, është gjetur në banjë.
Nëna, Monica Vinci, 52 vjeç, pasi vrau vajzën e saj, është hedhur nga dritarja, duke u përpjekur t’i jepte fund jetës. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Momente të frikshme në një qendër tregtare në Paris, një person merr jetën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Paris në La Défense. Qytetarët që ishin në qendër tregtare janë tmerruar nga një zhurmë e madhe që u dëgjua si të shtëna me armë. Më pas ata panë që një person kreu vetëvrasje, duke u hedhur nga lartësia në qendrën tregtare.
Sapo vizitorët e qendrës dëgjuan zhurmën, ata filluan të vrapojnë dhe policia rrethoi zonën. Blutë kanë sqaruar se personi ka kryer vetëvrasje.
Humb kontrollin e kamionit dhe del nga rruga, dëmtohet shoferi në Tiranë
Një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka dalë nga rruga. Si rrjedhojë ai është dëmtuar. Nuk dihet ende gjendja e tij, por sipas uniformave blu, 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Abuzoi me shqiptaren, u dënua 9 vjet: Italia i kërkon Brazilit ekzekutimin e burgimit për Robinho
Qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me nëntë vjet burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Informacioni u zbulua ekskluzivisht nga portali Uol, duke cituar urdhëresën. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e firmosi kërkesën më 24 janar. Ai ia dërgoi qeverisë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të po këtij muaji. Autoritetet italiane kërkojnë gjithashtu që të zbatohet dënimi ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit.
Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare. Ngjarja ndodhi në Milano më 22 janar 2013. Nordio – siç raportohet nga Uol – kërkon “që çështja t’i dorëzohet autoritetit gjyqësor kompetent brazilian. Vetëm kështu mund të autorizohet, në përputhje me ligjin brazilian, ekzekutimi i dënimit me nëntë vjet burg. Ky dënim u vendos ndaj Robson de Souza (Robinho) nga Gjykata e Milanos në 23 nëntor 2017”.
Lexo më tej: Robinho nuk ekstradohet, e ndalon ligji: për dhunën sek*uale ndaj shqiptares mund të burgoset në Brazil
Qeveria italiane shpjegon se Ministria e Drejtësisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022. Një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar, për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.
Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kryer disa vjedhje në Durrës. Autori me iniciale G. Ll. u kap duke vjedhur, në një automjet. Ai i kishte thyer xhamin mjetit për t’i marrë mjetet personale.
Gjithashtu pas hetimeve të kryera rezultoi se ai është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale. Këto grabitje ishin kryer në automjetet e personave të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dhëndri dhunon vjehrrën e tij në Pogradec, policia nis hetimet
Policia e Pogradecit njofton se ka nisur hetimet ndaj shtetasit G. L. Ai akuzohet për dhunë në familje. Sipas burimeve zyrtare, ai akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vjehrrën e tij.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës së tij.
Vlorë/ Shpërndante lëndë narkotike në doza, arrestohet 22-vjeçarja
Është arrestuar nga policia në Vlorë, një qytetare 22-vjeçare me inicialet G.M. Ajo shpërndante lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e gatshme për shitje. Blutë nisën procedimin për 20-vjeçarin E.Q që u konstatua me një sasi të vogël lënde narkotike.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e qytetares G.M u gjet dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, konstatuan dhe goditën një rast tjetër në këtë fushë.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasja G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen.
Viktima i dehur tentoi ta hidhte në pus, detaje të tjera nga krimi horror në Maliq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai ka vrarë djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.
Viktima, Hamdi Bylykbashi i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca.
Ai konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa një ditë më parë, është konfliktuar me babanë duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e goditur me çekiç.
Babai i viktimës, Shefki Bylykbashi është vënë në prangat e policisë, si I dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë.
50- vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, nga dëmtimet që kishte marrë në kokë.
Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
77-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Njoftimi i plotë i policisë Maliq
U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B. Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr. Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Krimi horror në Korçë, ky është 50-vjeçari që u vra me çekiç nga babai
Personat në foto janë babë e bir, Shefki dhe Hamdi Bylykbashi nga fshati Zvezdë i Maliqit, ku 77-vjeçari vrau djalin e tij me çekiç ditën e djeshme pas një konflikti mes tyre.
50 vjeçari Hamdi Bylykbashi prej disa kohësh ishte ndarë nga gruaja dhe ishte kthyer në përdorues të pijeve alkolike. Më herët ai jetonte me familjen në Gjermani, por pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten ishte kthyer në Maliq.
“Jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje.
Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, mësohet të ketë thënë një fqinj i familjes Bylykbashi.
4 vjedhje brenda një nate, kapet “skifteri” i tmerrshëm i Beratit
Policia e Beratit ka kapur sërish, një hajdut, mjeshtër në zanatin e tij. Ai kreu katër vjedhje brenda një nate në banesa të ndryshme dhe Policia e Beratit organizoi një operacion të ri “Episodet” për kapjen e një personazhi që ishte shumë i njohur për të.
Policia arrestoi 24-vjeçarin Andrea Zenellari, banor i Beratit, i dënuar disa herë më parë për vjedhje.
Sipas Policisë, “nga veprimet hetimore dhe provat e sekuestruara, rezultoi se 24-vjeçari është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë natës së datës 17 shkurt 2023. Ai vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.
Vazhdon punapër dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Dosja e tij shkoi sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”
Babai vrau djalin e dehur pasi ai tentoi që ta hidhte në pus, detaje nga krimi horror në Korçë
Krimi në familje tronditi një familje në një fshat të Maliqit të premten e 17 shkurtit.
77-vjeçari Shefki Bylykbashi ra në prangat e policisë, veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi i mori jetën të birit nga goditjet me sende të forta.
Viktima është 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, i cili mësohet se ka qenë i dehur në momentet kur ka ndodhur konflikti mes tij dhe të atit, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.
Në këto kushte, për vetëmbrojtje, i moshuari e ka goditur disa herë në kohë të birin me një çekiç që përdoret për të thyer gurë.
Burimet bëjnë me dije se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë vendit.
Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, 50-vjeçari kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.
Ndërsa dita e premte, 17 shkurt, ka qenë fatale për të, pasi është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.
Ndërkohë që familjarët, në polici kanë dhënë deklarime të rreme, ku kanë thënë fillimisht se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe ishte dëmtuar në kokë. Pas hetimeve, policia vuri në pranga të moshuarin.
Mallra kontrabandë në portin e Vlorës, pranga 32-vjeçarit
Sekuestrohen një sasi medikamentesh mjekësore, lendë e ndaluar pesticide dhe shishe me verë, vihet në pranga drejtuesi i automjetit që tentoi t’i kontrabandonte në vendin tonë. 32-vjeçari që drejtonte automjetin, shtetas me precedent të mëparshëm penal.
Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, furgonin me drejtues shtetasin E. Ç.
Porti i Vlorës/ Ilaçe, pesticide e verë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit (Emri)Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.” Materialet i kaluan Prokurorise per hetime te metejshme.
Hakerat sulmojnë faqet e 7 aeroporteve gjermane, bllokohen mijëra pasagjerë
Uebsajtet e shtatë aeroporteve gjermane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik të enjten, tha shoqata e aeroportit ADV, një ditë pasi një dështim i madh i IT-s në Lufthansa la të bllokuar mijëra pasagjerë.
Ndër aeroportet e prekura ishin Dusseldorf, Nuremburg dhe Dortmund, por faqet e internetit për aeroportet më të mëdha të Gjermanisë në Frankfurt, Mynih dhe Berlin funksiononin normalisht.
“Edhe një herë, aeroportet ranë viktimë e sulmeve DDoS në shkallë të gjerë”, tha shefi ekzekutiv i ADV Ralph Beisel në një deklaratë, duke shtuar se faqet e internetit të shtatë aeroporteve u mbyllën përkohësisht.
Një sulm DDoS (refuzim i shërbimit) përfshin vëllime të larta të trafikut të internetit që drejtohen drejt serverëve të synuar në një ofertë relativisht jo të sofistikuar nga të ashtuquajturit “haktivistë” për t’i hedhur ato jashtë linje.
Gjermani/ Faqet e internetit të aeroporteve pre e një sulmi kibernetik“Sipas informacioneve që kemi deri më tani, sistemet e tjera nuk janë prekur”, tha Beisel, duke shtuar se deri në çfarë mase situata mund të përhapet në vende të tjera mbetet për t’u parë.
Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Dyshimet e policisë për drogë shqiptare?! Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke me pako, shkruar me sprajtPolicia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tre raste, deti ka nxjerrë në breg 163 kg marijuanë. Bëhet fjalë për tre sasi prej 134 kg, 15 kg dhe 14 kg, të dala të gjitha në bregdetin e Rethymnos.
Dyshimet e policisë për drogë shqiptare?! Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke me pako, shkruar me sprajt Dyshimet e policisë për drogë shqiptare?! Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke me pako, shkruar me sprajt Dyshimet e policisë për drogë shqiptare?! Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke me pako, shkruar me sprajt
Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Ajo çka vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt duke vendosur një germë.