Mallorca me një lojë të mirë e ka mposhtur me rezultat 4:2 Villaeralin.
Vedat Muriqi ka treguar lojë të madhe.
Reprezentuesi i Kosovës, ka bërë dy gjëra të mëdha, duke shënuar dhe asistuar.
Ai shënoi në minutën e 63-të, ndërsa asistoi në golin e parë në minutën e 20-të kur realizoi Kadewere.
Për Mallorcan shënuan: Kadewere (20′), Rodriguez (45′ e 56′), Muriqi (63′) dhe për Villarealin relizuan: Morales (43′) e Chukwueze (50′).
Muriqi është zëvendësuar në minutën e 81-të.
Mesfushori 31-vjeçar i Villarealit, Triguero, i ka dhënë një grusht të pastër mesfushorit të Mallorcës, Daniel
Rodriguez dhe u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 21-të.
Pas javës së 22-të ë kampionatin Spanjoll, Mallorca vendin e tetë me 31 pikë sa ka edhe Villareali një pozitë më poshtë.