Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit komunal do të largojë të gjithë garazhet dhe kioskat të vendosura në vende publike.
Sipas udhëheqësit të inspektoratit komunal për ndërtimtari Abdylgani Aliji qëllimi është që të lirohen hapësirat publike.
Ai tha se qytetarët kanë afat 7 ditë që ato t’i largojnë vet.