Ballina Kronika Tetovë – „Ish-babëgjyshi“ dhe „ish-gjyshja“ i hyjnë dajak ish-dhëndrit

Tetovë – „Ish-babëgjyshi“ dhe „ish-gjyshja“ i hyjnë dajak ish-dhëndrit

Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova, dje (9 mars), në ora 10:55, në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:30 në Jazhincë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga prindërit e ish-gruas së tij.

Personat e raportuar sot janë thirrur në Policinë e Tearcës dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, njofton SPB-Tetovë, transmeton tetova.com.

Lajmet e tjera nga kronika:

Dje (9 mars), rreth orës 10:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë vetura “Opel Tigra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 36 vjeçari A. A. nga Dobroshti i Tetovës dhe një motoçikletë Honda, po ashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet S.N.(66 vjeç) nga i njëjti fshat.

Në këtë aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.

 

Më 9 mars, rreth orës 01:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë së SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personat L.M.(32), V.S.(37) dhe D.M.(37), të tre nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetë dhe konfiskuar kokainë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditen parashtresat përkatëse.

 

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë më 9 mars, rreth orës 03:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria 42-vjeçarin D.A. nga Çellopeku i Tetovës të cilit gjatë një kontrolli të kryer i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Më 8 mars, rreth orës 20:00, në Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 19-vjeçarin me inicialet O.J. nga ky fshat për shkak gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresën përkatëse.

Më 8 mars,, në ora 09:45, në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës, përballë njërit nga repartet, pa shenja dhune të konstatuara nga mjeku ka ndërruar jetë 74-vjeçari K.I. nga Piroku i Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Q.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, më 8 mars,), në ora 12:45, në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në fshat është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij S.S.(49). Sipas raportimit, S.S. në sulm ka përdorur edhe një mjet prej druri. Rasti është duke u zbardhur plotësisht dhe ndaj S.S. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 9 mars, gjysmë ore pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të kryqëzimit të Mavrovës në lëvizje ka marrë flakë vetura “Volkswagen Carp” me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi dhe drejtuar nga 66-vjeçar B.I. nga Tetova.Në veturë nuk ka të lënduar, ndërsa inspektimin e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Zyrtarët policorë të SPB- Tetovë pardje (8 mars), nga ora 16:00 deri në ora 22:00 në rajonin Tetovë -Gostivar kanë kryer aksion kontrollues të vozitësve nëse dhe sa prej tyre kanë vozitur nën ndikimin e alko*olit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 2 drejtues mjetesh (TE) që drejtonin mjetin nën efektin e alko*olit, 1 prej të cilëve kishte nivel alko*oli në gjak mbi 1.5 promilë. Të dy janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe janë hartuar parashtresat e parapara, gjithashtu me parashtresa përkatëse janë rrumbullaksuar edhe 30 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

Në këto dy muaj e gjysmë të kaluara të këtij viti, në regjionin e SPB-Tetovë janë shqiptuar gjithsej 2129 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht tejkalim shpejtësie (TE-1453 dhe GV-676). Numri më i madh i masave lidhur me tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, përfshirë tejkalimin e 50 dhe 70 kilometrave në orë, më së shumti janë regjistruar në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë drejtuesve të automjeteve-shkelës u janë përgatitur parashtresat e parashikuara në ligj dhe do të përballen me gjoba dhe masa të tjera. Gjobat për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion që variojnë nga 45 deri në 400 euro në denarë. Ata që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar kryesisht me shpejtësi më të lartë do t’u hiqet patenta e shoferit për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në vazhdimësi kryen kontrolle të tilla, jo vetëm në autostradë dhe në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, por edhe në rrugët rajonale përreth, në periudha të ndryshme kohore. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish apelon shoferët që të mos nxitojnë dhe të ekspozohen ndaj rrezikut të shkaktimit të aksidenteve në komunikacion, në të cilat do të vënë në pikëpyetje jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.