3 ditë para se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dalë në gjyq për krime lufte, më 3 prill, kryeministri Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shpreh vlerësimin për figurën e politikanit kosovar.
Në një postim në Twitter, Rama ngre pyetjen, nëse mund të konsiderohen kriminelë, ata persona të cilët e kanë dërguar vendin e tyre drejt lirisë, kundër regjimeve brutale.
Rama përmendi edhe faktin se dikur, Thaçi është konsideruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, si George Ëashington i Kosovës.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, shkroi Rama në Twitter.