Ballina Sport Federata Franceze e Futbollit urdhëron mosndalimin e lojës gjatë iftarit

Federata Franceze e Futbollit urdhëron mosndalimin e lojës gjatë iftarit

Në një email drejt gjyqtarëve, Komisioni Federal i Arbitrave (CFA) i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) ka thënë se është e ndaluar që të pezullohet ndeshja për t’i lejuar lojtarët që të bëjnë iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Organi, përmes Komisionit Federal të Arbitrave (CFA) të drejtuar nga Eric Borghini, u dërgoi një email gjyqtarëve në këtë kuptim, duke kujtuar parimin e neutralitetit të futbollit në vendet ku aplikohet.

“Është vënë në dijeni të Federatës për ndërprerjet e ndeshjeve pas prishjes së agjërimit të Ramazanit. Këto ndërprerje nuk respektojnë dispozitat e Statutit të FFF. Federata dhe organet e saj të decentralizuara, si organe të cilëve u është besuar një mision shërbimi publik i deleguar nga shteti, mbrojnë vlerat themelore të Republikës Franceze dhe duhet të zbatojnë mjetet për të parandaluar çdo diskriminim apo sulm ndaj dinjitetit të një personi, në veçanti të bindjeve të tij politike dhe fetare”, shkruante në emailin e FFF-së.

FFF gjithashtu ka bërë të ditur që do të ketë sanksione për secilin që nuk i bindet këtij rregulli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews