Ballina Top Lajm Emërohet drejtor i ri në krye të Spitalit Klinik të Tetovës

Emërohet drejtor i ri në krye të Spitalit Klinik të Tetovës

Në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndodhur ndryshim në kupolën udhëheqëse të këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor. Drejtori i deritanishëm nga radhët e Alternativës, Amir Elezi është zëvendësuar nga Pëllumb Vela, kuadër i Aleancës për Shqiptarët.

Njoftimin e emërimit e ka bërë drejtori i ri i këtij institucioni, Pëllumb Vela.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga data 28.03.2023 jam emëruar Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Gjatë punës time synimi kryesorë do të jetë avancimi i shërbimit mjeksor ndaj pacientëve si dhe investime ne aparaturë mjeksore dhe infrastrukturën e Spitalit.

Dua të shpreh respektin timë për të gjithë ata që më përkrahën,ndihmuan dhe më besuan të udhëheq me këtë institucion të rëndesishëm./Pëllumb Vela

Ndërkaq, ish-drejtori Amir Elezi ka shkruar në facebook:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor, mjek dhe punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës.

Ishte kënaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë, ndonjëherë edhe pas orarit të punës me qëllim që sukseset që po i lejmë pas të kenë gjurmë të përbashkëta dhe e konsideroj të përmbyllur në mënyrë dinjitoze misionin tim.

Nuk po i numëroj gjithë ato punë që janë bërë, sepse unë përmbushem dhe vetëm uroj që të jemi bërë shkas të zgjidhim hallin e një pacienti duke i shërbyer.

Dua të falenderoj kryetarin Afrim Gashi dhe gjithë bashkëpunëtorët në Alternativa që kishin besim në mua dhe ekipin tim.

Sot është dita kur ju them lamtumirë, por mendoj që lamtumirat nuk janë dhe aq të këndshme, kështuqë ju them mirë u takofshim!

I juaji, D-r Amir Elezi

@tn.lajmelokale
@tetovanews