Ballina Argëtim Showbiz Dua Lipa konfirmon romancën me Romain Gavras

Dua Lipa konfirmon romancën me Romain Gavras

Dua Lipa u përfol para pak kohësh për një romancë dashurie me regjisorin francez Romain Gavras, djalin e Costa-Gavras (Konstantinos Gavras) të lindur në Greqi.

Aludimet nisën pasi dyshja u pa shkurtin e kaluar duke u larguar  së bashku me makinë nga një festë pas BAFTA-s në Londër  Një botim i Mirror raportoi  se ata janë takuar në heshtje prej disa muajsh dhe e kanë prezantuar njëri-tjetrin me të afërmit dhe miqtë e tyre.

Dua  së fundmi publikoi një foto me Romain , duke i konfirmuar thashethemet. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, ajo ka publikuar një  një foto polaroid të saj duke qeshur me Gavras. Kjo është hera e parë që të dy e bëjnë publike lidhjen.

Lipa ka aqenë e lidhur me modelin Anwar Hadid me të cilin u nda në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për gjashtë muaj para se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars të vitit 2021. Regjisori ka qenë më parë në lidhje me reperen MIA dhe ka drejtuar disa nga videoklipet e saj. Djali i regjisorit grek fitues të çmimit Oscar, Kostas Gavras është i njohur për punën e tij krijuese dhe kjo thuhet se rezonon me Lipën, e cila gjithashtu vjen nga një prejardhje krijuese si kantautore./Lapsi.al