Marash Kumbulla iu nënshtrua sot një operacioni në gjurin e djathtë për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar. Ndërhyrja kirurgjikale e kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, përfundoi me sukses. Ka asistuar gjatë gjithë procesit edhe përgjegjësi shëndetësor i AS Roma, Dr Massimo Manara. Futbollisti shqiptar do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze. Pastaj do të nisë edhe cikli i rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini.
Mirupafshim në vitin 2024. Nëse nga njëra anë, Marash Kumbulla po përjeton ditët më të mira të jetës së tij në planin personal, pasi pas pak javësh do të bëhet baba i një vajze të vogël, në planin sportiv goditja ishte shumë e rëndë. Kundër Milan mbrojtësi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim kompleks në krucialin e përparmë të gjurit të djathtë. Për këtë arsye Kumbulla mori gjithë kohën për të vlerësuar më mirë se ku të kryente operacionin dhe në fund zgjedhja ra mbi Milanon.
Lexo më tej: Britma e lot në fushë: ndrydhje e kruciatit të gjurit e sezon i mbyllur, Kumbulla trondit Kombëtaren
KOHËT E RIKUPERIMIT
Marash Kumbulla u operua në klinikën La Madonnina sot. Një lajm i keq për teknikun e kuqezinjve Sylvinho, që nuk do ta ketë lojtarin në dispozicion para fillimit të viti 2024. Shtatë-tetë muaj janë kohët e rikuperimin nga momenti i operacionit. Për ta ndihmuar qendërmbrojtësin, natyrisht, do të mundohet Roma, i gjithë stafi e, së shpejti, edhe vajza e tij e parë.
La stagione non è andata come avrei desiderato ed è finita nel peggiore modo possibile. Sono molto deluso e mi servirà del tempo per guarire. Sfrutterò questo tempo per tornare ancora più forte e per cambiare le cose, ve lo assicuro. Grazie a tutti per i messaggi. Daje Roma! pic.twitter.com/68xCq1jhpz
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 1, 2023