Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut brenda vitit të kaluar kanë diplumuar mbi 7 mijë studentë, shumica e të cilëve janë studentë të rregullt, ndërsa 57.1 % janë studente, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2022, në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7483 studentë të nivelit universitar, që shënon zvogëlim për 3.5 % në krahasim me vitin 2021”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti theksoi që 80.1 përqind e studentët të diplomuar janë të rregullt, ndërsa 40 % e të diplomuarve e kanë kryer arsimin e lart në kohë.
Në institucione shtetërore kanë diplomuar 5 026 studentë, ndërsa 2 433 private, kurse në institucione fetare kanë diplomuar 24 studentë. Më së shumti studentë të diplomuar ka në Universitetin “Kirili dhe Metodi” (2 523) dhe Universitetin e Tetovës (1 029).