Një ari është futur në oborrin e shtëpisë së ish-deputetit të LSDM-së Latif Pajkoski në fshatin Zhirovnicë të Komunës së Mavrovës-Rostushë, në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vetëorganizohen dhe të mbrojnë jetën dhe pronën e tyre.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, përballë shtëpisë sime. Tani t’iu shoh juve burokratë të çmendur që mbroni ariun dhe nuk bëni asgjë për të mbrojtur popullatën, ejani mysafirë të mi në Zhirovnicë për të paktën një natë, por jo vetëm, por me fëmijët tuaj.
Natyrisht, na mbetet të vetëorganizohemi dhe të mbrojmë veten dhe pasurinë tonë me gjithçka që kemi. Le të jetë ky një nga indikacionet e fundit”, shkruan Pajkoski.
Pajkoski ishte deputet nga radhët e LSDM-së. Ka qenë anëtar i grupit parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Turqisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komisionit të Përhershëm Hetimor për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve në Kuvendin e RMV-së.