Ballina Aktualitet Lajme Aksidenti i merr jetën të riut nga Siniçani i Tetovës (FOTO)

Aksidenti i merr jetën të riut nga Siniçani i Tetovës (FOTO)

Mirsad Zeqiri nga fshati Siniçan i Tetovës mbrëmë humbi jetën në një aksident automobilistik në fshatin Kamjan. Policia ende

Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Bashksia Lokale e fshatit Siniçan:

Të nderuar bashkëvendas të pikëlluar, mbrëmë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta aksidentalisht të bashkvendësit tone, Mirsad Zeqiri

Për ne sot si vendbanim është një ditë zie, një humbje e madhe, një tragjedi dhe një dhimbje që nuk mund ta përshkruajmë me fjalë, vazhdon shkrimi i Bashksisë Lokale e fshatit Siniçan
Mirsadi ishte shembull se si duhej të jetë një djal i shkëlqyeshëm dhe që premtonte shumë me angazhimin e tij.

Të pikëlluar shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë.

Allahu e bëftë banorë të xhenetit, përfundon shkrimin Bashksia Lokale e fshatit Siniçan.

Njoftimi i policisë për aksidentin

Një djalë 18-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një djalë 23-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në rrugën Pirok-Tetovë në afërsi të Pallçishtit të Poshtëm. I ndjeri dhe i lënduari janë nga fshati Siniçan.

-Dje në mbrëmje (2 tetor), rreth orës 21:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve fillestare nga këqyrja, drejtohej nga 18-vjeçari M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z, nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerit A.Z (23) nga i njëjti fshat i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik trupit të të ndjerit do t`i bëhet autopsi, njofton SPB Tetovë.

Ky është aksidenti i dytë trafiku në Tetovë brenda dy ditësh. Të dielën, një djalë 18-vjeçar nga Çegrani ka humbur jetën pasi është përplasur me një shtyllë në magjistralen Tetovë-Gostivar.

Dje ishte gjithashtu lajmi për një aksident tjetër, ku gjithashtu humbi jetën një i ri nga Çegrani.

Aksident i rëndë në pikën e pagesës rrugure në Gostivar, ku ka humbur jetën një i ri nga Çegrani i Gostivarit. Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë, më 2 tetor, dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore në Gostivar, një makinë e tipit “Seat ibiza”,  me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet E.Z., nga Çegrani i Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Në aksident, E.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për t`i ofruar ndihmë mjekësore, por gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup ai iu nënshtrua plagëve dhe ndërroi jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (2 tetor) do të kryhet autopsi.

Lamtumirë Erion Zenuni

Në një aksident fatal që ndodhi në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, mbeti i vdekur në vendngjarje 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni.

Erioni ishte maturanti i vitit shkollor 2022/2023 në Medicinën e Gostivarit.

Erioni kishte përgatitur teshat më të mira që do ti vishte sot në ceremonin e fillimit të vitit akademik në UT por Zoti kishte plane të tjera për të.

UT humbi një student, Gostivari një mjek në ardhje e familja një djalë shembullor ndërsa ne të gjithë një bashkëqytetar.

Ngushëllime, familjes, shokëve të klasës, gjeneratës dhe të gjithëve atyre që e njohën dhe ndjejnë keqardhje për të ndjerin Erion Zenunin.

Prehu në paqe Erion!

18-годишник загина во сообраќајна незгода на автопатот Гостивар – Тетово

Ноќеска, четириесетина минути по полноќ, во СВР Тетово пријавено е дека на автопатот Гостивар – Тетово, на наплатната станица Гостивар, патничко моторно возило „сеат ибица“, со гостиварски регистарски ознаки, управувано од 18-годишниот Е. З. од гостиварско Чегране, излетало од коловоз и удрило во бетонски столб, извести СВР Тетово.

„Во несреќата Е. З. добил тешки телесни повреди констатирани во гостиварската Општа болница ‘Ферид Мурад’, каде што бил пренесен за укажување лекарска помош, а на пат за комплексот клиники ‘Мајка Тереза’ во Скопје им подлегнал на повредите“, соопшти СВР Тетово.

На местото на несреќата јавен обвинител и екипа од Одделението за внатрешни работи извршиле комплетен увид. По наредба на јавниот обвинител, ќе се врши обдукција.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)