Ballina Kronika “Zgjohu o babi…”/ Aksident i rëndë në Durrës, 18-vjeçari pa patentë përplas...

“Zgjohu o babi…”/ Aksident i rëndë në Durrës, 18-vjeçari pa patentë përplas babë e bijë

50-vjeçari dhe vajza e tij e mitur po udhëtonin me motor, teksa pas përplasjes kanë marrë dëmtime të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një motor është përplasur nga një makinë.

Mësohet se në motor udhëtonte një 50-vjeçar së bashku me vajzën e tij, teksa në makinë një 18-vjeçar me një mik. Shkak për aksidentin është bërë futja në një parakalim të gabuar e 18-vjeçarit, i cili duyhohet se ka qenë pa patentë.

50-vjeçari që drejtonte motorin është plagosur rëndë, pasi përveç thyerjeve të këmbëve, ka dhe prerje në bark. Pas përplasjes ai ka mbetur pa ndjenja në rrugë, teksa dëshmitarët në vendngjarje ka treguar se e bija, rreth 15 vjeç, është përpjekur që ta zgjojë duke thërriur “Zgjohu o babi…”. Po ashtu, edhe vajza e mitur raporothet se ka pësuar thyerje në të dyja këmbët.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim të policisë për këtë ngjarje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews