Zjarri i madh që shpërtheu para ditën e sotme në depon e ngjyrave dhe materialeve kimike në Falishtë të Tetovës është vënë nën kontroll. Zjarrfikësit presin që zjarri të shuhet së shpejti. Zjarri shpërtheu në në depon e kompanisë “Evrocom” ku ka pasur ngjyra, llaqe dhe kimikate, materiale lehtë që digjen. Zjarrfikësit intervenojnë për shuarjen e tij. Shkaku i shpërthimit të zjarrit sipas komandantit të zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ametit ishte oxhaku i depos i cili ka qenë aktiv. Nga ana tjetër, kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov apeloi që qytetarët mos të dalin pa nevojë nga shtëpitë, pasi siç tha në ajër ka materie helmuese që shkaktojnë ndotje të rrezikshme të ajrit. Arriti edhe aparati për matjen e radioaktivitetit, shkruan Portalb.mk.
Shkaku për shpërthimin e zjarrit ka qenë oxhaku i cili ka qenë aktiv. Kështu theksoi komandanti i zjarrfikësve, Avni Ameti. Ai theksoi se zjarrfikësit janë thirrur me vonesë për intervenim. Aktualisht situata është nën kontroll ndërkaq u lënduan dy zjarrfikës por jo rëndë.
https://youtu.be/shY1aTKHCKA
View this post on Instagram
Në ndihmë për shuarjen e zjarrit erdhën Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarrfikësit e Gostivarit, kompani private vullnetare dhe të tjera.
“I bëj apel Ministrisë së Mjedisit që të bëjë matjen e ajrit, pasi për të dytën herë në qytetin e Tetovës ndodh që të ketë një zjarr të përmasave të këtilla dhe asnjëherë nuk janë marrë masa për matjen e ajrit. Kështu që përpjekjet tona janë që të lokalizojmë zjarrin. Materialet që i ka poseduar depoja janë djegëse të përmasave të mëdha prandaj ne bëjmë të pamundurën ta shuajmë. Ka materiale dhe lloj-lloj ngjyrash”, tha Ameti.
Dëmet materiale nga zjarri sipas asaj që na u tha në terren nga punonjësit janë të vlerave shumë të mëdha.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov theksoi se rreth orës 10:30 është marrë raport për zjarr në hapësirat e Evrokom, magazina shitëse, ku mes tjerash ka edhe sasi të madhe të ngjyrave dhe llaqeve, kimikate. Pasi kishte biseduar me pronarin, Angellov tha se bëhet fjalë për sasi të madhe, me gjasë edhe 100 tonë.
“Tani nuk mund të verifikojnë saktësisht sa asete kanë pasur gjatë paraqitjes së zjarrit, pasi një pjesë janë shitur. Por, gjithsesi bëhet fjalë për sasi të madhe të materieve kimike. Pas marrjes së informacionit menjëherë ka dalë Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës, por ne kërkuam ndihmë edhe nga Brigada e Shkupit dhe me NjKZ të Kumanovës dhe të Velesit. Ka rrezik të shkatërrohet e gjithë ndërtesa dhe muret e jashtme për shkak të temperaturës së lartë dhe kam kërkuar nga Policia që këto rrugë të jenë të ndaluara për lëvizje, si parandalim që eventualisht nëse bien muret gjatë lëvizjeve”, tha Angellov.
Ai apeloi te qytetarët që të mos dalin nëse nuk kanë punë, pasi ajri është shumë i dëmshëm, të mos i hapin dritaret, derisa të merren informacione.
“Kërkova nga MMJPH të sjellin stacion mobil për matjen e ajrit, por ata nuk kanë. Por ajo që mund të them është se ajri është shumë i dëmshëm për shëndetin”, tha Angellov.
Mjeku Ratko Davidovski nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë theksoi gjithashtu që qytetarët mos të dalin pa nevojë pasi ka materie të rrezikshme dhe të dëmshme.
“Do të bëhet kontroll i ujit, dheut, pasi të shihet se për çfarë bëhet fjalë. Por tani të gjithë janë të ekspozuar ndaj rrezikut, edhe ju madje si gazetarë”, tha Davidovski.
Portalb.mk kontaktoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të cilët kryejnë matjet zyrtare të cilësisë së ajrit në vend, për t’i pyetur nëse do të kryejnë matje shtesë për cilësinë e ajrit në rrethin e Tetovës për shkak të zjarrit në depot e një firme në fshatin Falisht.
Prej atje, theksuan se matjet e ajrit ata i kryejnë nëpërmjet stacioneve matëse të vendosura nëpër qytetet e vendit, por se do të konsultohen me shërbimet e Ministrisë dhe do të dalin me njoftim se si është cilësia e ajrit në atë rajon.
Deri tani, nga Ministria e Mjedisit Jetësor ende nuk kanë publikuar kurrfarë njoftimi, pavarësisht kërkesave të Zjarrfikësve dhe personave kompetent të cilët bëjnë thirrje që të matet cilësia e ajrit dhe të jepen rekomandime zyrtare me qëllim të parandalimit të ekspozimit të qytetarëve ndaj materieve të rrezikshme nga zjarri.
Gjithashtu njoftojmë se gazetari i Portalb.mk në fillim u pengua nga policia të kryejë punën e tij. Policët që ishin në terren nuk e lejuan gazetarin të kalojë rrugën të cilën ata e kishin bllokuar te rreth-rrotullimi në bulevardin “Industrial” në drejtim të fshatit Falisht. Edhe pse gazetari u legjitimua dhe i njoftoi ata se ka dalë në terren për të kryer punën e tij në vend ngjarje për raportim, policët refuzuan kalimin e tij. Vetëm pasi e njoftuam komandantin e policisë, policët e lëshuan gazetarin të kalojë rrugën, por për këtë u desh të humben 15 minuta për të arritur te objekti që digjej, që në raste të këtilla kur ka zjarr, çdo minutë është e vlefshme.
Kujtojmë që me 20 maj 2022 një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë. Aso kohe qyteti u mbulua në tym të zi Organizatat e mjedisit alarmuan për ndotje të madhe, ndërsa Ekipi i Armatës për mbrojtje nga armët atomike, kimike dhe biologjike ka konstatuar se në ajër nuk ka grimca të gazrave helmues. Pronari i kompanisë pati njoftuar se dëmet materiale kalojnë shifrën e mbi 12 milionë eurove.
Edhe në gusht të këtij viti, një zjarr kaploi tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës. Qytetarë.