Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është duke e pritur një kontratë të madhe për implementimin e një opere infrastrukturore.
Ai ndodhet në Shanghai të Kinës dhe thotë se po e negocion një kontratë me vlerë të madhe.
’Ecim sigurt dhe me dinjitet! Ka mbetur edhe pak pune, ketu ne Shanghai per te nënshkruar te një kontrate te madhe për implementimin e një opere infrastrukturore te rëndësishme ne afate te shkurtër”, ka shkruar Pacollli në Facebook.
Pacolli ditëve të fundit ka reaguar disa herë rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt të cilën dyshohet se e ka organizuar ish-këshilltari i tij Naim Murseli. /Gazeta Express