Mbrëmë, në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë legjenda e futbollit tetovar, Haqim Memedi.
I ndjeri Haqim Memedi, i lindur në vitin 1953 në Tetovë, ishte një ndër futbollistit më të mitrë në klubin e futbollit Teteks të Tetovës, pastaj një kohë luajti edhe në klubin e futbollit Liria të Prizrenit, ndërsa karrierën e tij si futbollist aktiv e përfundoi në ekipin e Lubotenit të Tetovës. Ai ishte edhe trajner i ekipit të Shkëndijës pas rithemelimit në vitin 1991.
Haqim Memedi do të mbahet mend si futbollist i cili ka lujatur në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë me ekipin e Teteksit.
Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e vjetra të Tetovës.
Dy ish-anëtarët e Shkëndijës së Tetovës, Haqim Memedi dhe Ivan Çelikoviç, kanë ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi shqiptar përmes faqes së vetë zyrtare.
“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme”, shkroi klubi Kuqezi.