Ballina Aktualitet Prokuroria amerikane: McGonigal, “vegla” e shqiptarëve në SHBA

Prokuroria amerikane: McGonigal, “vegla” e shqiptarëve në SHBA

Prokuroria amerikane publikoi pretencën për ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal, ku mes të tjerash McGonigal përshkruhet si vegël në duart e interesave shqiptare në SHBA.

Prokuroria e zonës së Columbias në Uashington kërkon 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh për ish-shefin e kundërspiunazhit të FBI-së në Nju Jork, gjyqi i të cilit do të mbahet më 16 shkurt.

Në pretencë theksohet se McGonigal ka marrë qindra mijëra dollarë nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare (Personi A), ku bëhet fjalë për Agron Nezën, për të cilin McGonigal do ti përgjigjej më pas me favore. Prokuroria deklaron specifikisht se me marrjen e parave, McGonigal avancoi interesat shqiptare në SHBA.

Por cilat ishin këto interesa? 

Sipas dosjes së prokurorisë, përmendet një rast hetimi për një lobim nga një parti shqiptare në SHBA (rasti Basha-Nik Muzin). McGonigal urdhëroi hapjen e hetimeve dhe mori në pyetje vetë Agron Nezën.

Por një detaj interesant që zbulohet është se personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e këtij hetimi dhe e mbylli atë sapo McGonigal doli në pension.

Shikoni si e sqaron Prokuroria Amerikane:

“Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.” 

Në pretencën e prokurorisë, kryeministri shqiptar shfaqet të paktën tre herë. Po kaq herë flitet edhe për këshilltarin e Ramës, Dorian Duçkën, të cilin e kanë cilësuar gabimisht si ministër Energjie në Shqipëri.

Lexo më tej: Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal 

PJESË NGA DOSJA:

“I pandehuri ishte agjent i posaçëm i ngarkuar i zyrës së FBI-së në Nju Jork nga tetori 2016 deri në pensionimin e tij në shtator 2018. Në atë pozicion, ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kundërzbulimit dhe çështjeve të sigurisë kombëtare.

Në vjeshtën e vitit 2017, ndërsa i pandehuri ishte i punësuar në FBI, ai kërkoi dhe mori përafërsisht 225,000 dollarë në para nga një individ, i identifikuar këtu si Personi A. (Agron Neza) 

Personi A ka lindur në Shqipëri, kishte punuar për një agjenci inteligjence shqiptare në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990. Në kohën kur ai u prezantua me të pandehurin, Personi A ishte një shtetas amerikan i natyralizuar me banim në Nju Xhersi. Sipas personit A, i pandehuri (McGonigal) i tha atij se i duheshin para për shkak të presioneve financiare që lidhen me daljen e tij së shpejti në pension dhe me fëmijët në moshë unversiteti, dhe se paratë do t’i ktheheshin. Personi A (Neza0 parashikonte se do të hynte në një biznes këshillimi me të pandehurin pas daljes në pension të të pandehurit nga FBI dhe Personi A besonte se marrëdhënia e tij me të pandehurin (McGonigal) do ta ndihmonte atë të krijonte lidhje biznesi potencialisht fitimprurëse në të ardhmen. Nga ana e tij, i pandehuri pranon se i ka kërkuar paratë Personit A me synimin drejt një marrëdhënieje të ardhshme biznesi me Personin A, megjithëse me daljen në pension, në vend që të punonte me Personin A, ai shkoi të punonte për një kompani tregtare të pasurive të paluajtshme. 

I pandehuri nuk deklaroi paratë që mori nga Personi A në raportet vjetore të zbulimit financiar publik, të kërkuara me ligj. 

Dy herë, i pandehuri ka dorëzuar formularë (më 10 qershor 2018 dhe më 6 maj 2019) që nuk kishin asnjë informacion në lidhje me paratë kesh të marra nga Personi A. 

Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.

Natyra korruptive e sjelljes së të pandehurit ilustrohet më tej nga hapat që ai ndërmori për të avancuar interesat financiare të personit A. Siç pranon i pandehuri, më 7 shtator 2017, ai ka fluturuar me personin A në Shqipëri, ku është takuar për disa ditë me të njëjtin ish-ministër shqiptar të energjisë (I cituar gabim, është Dorian Duçka) dhe shtetas të tjerë të huaj. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, ai u takua me ish-ministrin e Energjisë (Duçka) dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A, i pandehuri paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit në të njëjtën kohë që personi A dhe ministri i Energjisë kishin interes financiar në vendimet e qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licensave të shpimit të naftës në terren.” 

“I pandehuri ndërmori veprime të tjera që dukej se ishin me urdhër të personit A.” – thotë më tej dosja duke zbuluar takimet e McGonigal, Nezës dhe Tom Doshit.

Pretenca vijon duke thënë se përveç deklarimeve të rreme ku kishte fshehur paratë e marra nga Agron Neza, McGonigal kishtë gënjyer edhe për takimet me persona të huaj. Dosja sqaron se pozicioni i tij i punës ia detyronte të deklaronte çdo udhëtim zyrtar jashtë vendit, udhëtim jozyrtar jashtë vendit dhe çdo kontakt të vazhdueshëm me shtetas të huaj.

Por kush ishin këta persona? 

Prokuroria amerikane citon mes të tjerash, Edi Ramën, Agron Nezën, Dorian Duçkën, një “kryeministër të ardhshëm të Kosovës” etj. 

“Megjithatë, në dy raste (5 shtator 2017 dhe 15 nëntor 2017), i pandehuri ka paraqitur formularët e FBI-së për Raportin e Udhëtimit që përmbanin informacione të rreme në lidhje me lidhjet e tij me personin A dhe ish-ministrin shqiptar të energjisë (Dorian Duçkën).

Formularët e udhëtimit kanë të bëjnë të dy me udhëtimin e ardhshëm të të pandehurit në Evropën Lindore me Personin A në shtator 2017 (para transferimit të ndonjë shume parash, por pasi i pandehuri kishte kërkuar para nga Personi A) dhe në nëntor 2017 (pasi Personi A dha të paktën disa nga para kesh). Personi A e shoqëroi të pandehurin në të dyja këto udhëtime, por i pandehuri nuk listoi “shoqërues udhëtimi” në formularë.

Në të dy formularët, i pandehuri zbuloi destinacionin e parë të udhëtimeve të tij jashtë vendit (Shqipëri në shtator; Vjenë, në nëntor), por nuk zbuloi se do të kishte vizituar edhe një vend të dytë. (Kosova në shtator; Shqipëria në nëntor). I pandehuri u takua me ish-ministrin shqiptar të energjisë në të dy udhëtimet [Dorian Duçka] (një shtetas i huaj me të cilin ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme që nga fillimi i asaj pranvere), por i pandehuri nuk e deklaroi. 

Në të dy formularët, i pandehuri gjithashtu mohoi në mënyrë të rreme, ose karakterizoi në mënyrë mashtruese, destinacionin e dytë në secilin prej udhëtimeve të tij.

Në formularin në lidhje me udhëtimin e shtatorit (dorëzuar më 16 tetor 2017) i pandehuri ka deklaruar se e ka vizituar Kosovën vetëm për qëllime të vizitës në baza jozyrtare/turistike, dhe nuk ka treguar se është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe i ka ofruar atij kujtime të FBI-së. Formulari për udhëtimin e nëntorit (i dorëzuar më 22 janar 2018) nuk përfshinte që i pandehuri udhëtoi fare nga Vjena në Shqipëri. Në të dy formularët, i pandehuri mohoi të ketë pasur kontakte me përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së, pavarësisht se ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në të dy udhëtimet. Lidhja e fshehtë dhe e korruptuar e të pandehurit me personin A u shtri përtej Shqipërisë.” – thuhet në pretencë. Nga këtu e tutje flitet për udhëtimet dhe marrëveshjet okulte të McGonigal dhe Agron Nezës në Bosnje.

Përgatiti ©LAPSI.AL