Të tjera detaje bëhen publike vrasja mizore e 41 vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik nga partneri i saj grek.
Janë publikuar disa video ku tregojnë dy të pandehurit për vrasjen e 41-vjeçares e cila ishte shtatzënë, pak minuta krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash, bën me dije Protothema.
Video është kapur rreth orës 12:15 të mesnatës, ku dy personat shihen duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi ngjarja.
Ata kanë hedhur sendet e 41 vjeçares në kosh për të përforcuar akoma më shumë skenarin e zhdukjes së saj.
Në dëshminë e tij pas arrestimit, 39-vjeçari pretendon se e ka të vështirë të lëvizë për shkak të problemeve shëndetësore, por në të gjitha videot e bëra publike ai shihet duke ecur pa vështirësi dhe madje edhe me hapa të shpejtë.
View this post on Instagram
LEXO EDHE: