Derbi i Madridit hapi shfaqjen e edicionit të ri të Superkupës Spanjolle, e dyta me formatin Final Four. Real Madrid i Carlo Ancelotti u imponua 5-3 ndaj Atletico Madrid të Diego Simeone, pas kohëve shtesë. Në Al-Awwal Park të Riyad, Blancos rrëmbyen kalimin për në finale, ku do të gjejnë fituesin mes Barcelonës ose Osasunas (në fushë nesër në mbrëmje).
Një sfidë e shumëpritur sepse Colchoneros në këtë sezon kishin qenë të vetmit në gjendje për të mundur Real (3-1 për Atletico në 24 shtator në Liga). E të besuarit e Simeone nuk zhgënjyen duke shënuar në minutën e 7′ me Hermoso, në asistin e Griezmann. Blancos vinin nga një periudhë pozitive, me 19 rezultate radhazi në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Carlo Ancelotti e mbylli fazën e parë në vendin e parë bashkë me Girona. Më pak e lumtur situata e Colchoneros që në Liga mbajnë vendin e pestë e në këtë sezon kanë marrë rezultate të luhatshme.
PËRMBYSJE E KUNDËR-PËRMBYSJE
E njëjta gjë ndodhi në Superkupë, kur pësuan përmbysjen e Real Madrid në harkun e 9 minutave. Rudiger në minutën e 20′ barazoi rezultatin dhe në të 29′ Mendy kompletoi misionin në asistin e Carvahal. Një ndeshje zbavitëse që Atletico nuk e lëshoi nga duart dhe e rikapi para pushimit me golin e 2-2 të shënuar nga Griezmann. Simeone nxiti të tijtë që u duk se mund të rrëmbenin kalimin falë gafës së portierit Kepa nën presionin e Morata. Portierit i iku topi nga duart dhe përfundoi në rrjetë i përplasur te Rudiger. Mund të ishte goli që vendosi derbin, por Carvahal i bëri shifrat 3-3 5 minuta nga fundi.
Në shtesë pastaj nuk pati më histori me Blancos që shënoi dy herë: autogol i Savic në minutën e 116′ dhe Diaz mbylli historinë në minutën e 122′. Atletico u likuidua, Real pret tani finalen.