Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht për detajet e krismave në hyrje të spitalit të Tetovës ku u plagosën dy persona.
Burime të Klan Maqedoni njoftojnë se të përfshirë në ngjarje janë dy familje, ajo Musai dhe Terzia të cilat kanë pasur një zënkë edhe më herët. Rastin e zënkës e kanë denoncuar edhe në polici.
Por më pas janë takuar tek hyrja e spitalit i Tetovës. Aty ka ndodhur edhe një përleshje tjetër me armë zjarri ku të plagosur kanë mbetur Adhurim dhe Zendel Musai.
Policia punon në zbardhjen e plot të rastit./KlanMacedonia
Klan Maqedonia jep edhe emrat e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje!
LEXO EDHE:
VIDEO/Të shtëna me armë në Spitalin e Tetovës, dy të plagosur!