Ballina Top Lajm VIDEO/Të shtëna me armë në Spitalin e Tetovës, dy të plagosur!

VIDEO/Të shtëna me armë në Spitalin e Tetovës, dy të plagosur!

Nga të shtënat me armë në Spitalin e Tetovës kanë mbetur dy të plagosur dhe që të dy janë nisur për në klinikat e Shkupit!

Mësohet se të plagosurit janë nga fshati Gajre e Tetovës, kurse thuhet se plagosja i ka paraprirë një zënke që ka ndodhur në Gjykatën e Tetovës gjatë ditës.

Ekipet e policisë dhe prokurorisë janë në terren dhe po hetojnë shkaqet.

“Sot, rreth orës 18:05, në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët janë plagosur. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përplasje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB për “Skopje1”.

Në orët e pasdites në Tetovë janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit që vinin nga hapësirat e Qendrës Urgjente, duke rezultuar me plagosjen e dy personave nga fshati Gajre, transmeton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që në vendin e ngjarjes janë paraqitur punonjësit e policisë dhe prokurorisë publike.

“Po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri”, sqaruan nga Policia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews