Ballina Aktualitet Ilir Demiri: Uzurpatorët nuk i lejojnë Spitalit Klinik të Tetovës daljen në...

Ilir Demiri: Uzurpatorët nuk i lejojnë Spitalit Klinik të Tetovës daljen në bulevard, kanë privatizuar pjesë nga oborri i këtij institucioni! (VIDEO)

Në hapësirat e Spitalit të Tetovës janë privatizuar 97 metra katrorë tokë në vendin ku ndodhet edhe një pjesë e rezervuarëve të naftës të spitalit që janë mbi 50 vjet në shfrytëzim të spitalit dhe është pronë e spitalit. Këtë e ka bërë të ditur sot drejtori i Spitalit të Tetovës Ilir Demiri, i cili tha se mafia urbane me ndihmën e udhëheqësisë paraprake të Komunës, duke mos cekur emër konkret se për cilin kryetar bëhet fjalë, ka tendenca të privatizojë dhe tokën deri te lumi pronën e spitalit dhe t’i pengohet dalja spitalit në rrugën “Bllagoja Toska”, raporton Poralb.mk.

Demiri tha se parcela prej 97 metra katrorë është e privatizuar në kohën e kaluar prej  ish-kryetarit të komunës dhe shefit të kabinetit të kryetarit të komunës. Por ai nuk tregoi se për cilën udhëheqësi flitet.

“I keni edhe vijat atje si është e matur me gjeodezi. Problemi qëndron se kanë privatizuar edhe një pjesë të rezervuarëve të naftës të spitalit që janë mbi 50 vjet në shfrytëzim të spitalit dhe është pronë e spitalit. Kjo praktikisht është pronë e RMV në shfrytëzim prej Spitalit të Tetovës, kurse unë jam përfaqësuesi i Spitalit të Tetovës. Problemi qëndron se këto njerëz që merren me mafien urbane kanë tendenca të privatizojnë deri te lumi pronën e spitalit dhe t’i pengohet spitalit dalja në rrugën Bllagoja Toska. Unë ju thirra që t’i informojmë opinionin e gjerë, t’i informojmë qytetarët…. a ju do merrni informacione prej në urbanizëm kush e ka privatizuar, si e ka privatizuar edhe prokuroria organet tjera duhet t’i ndjekin, t’i përcjellin mënyrën e privatizimit si ka ndodh”, tha Demiri.

Ai tha se i kanë informuar institucionet kompetente.

“Institucionet për fat të mirë nuk u kanë dhënë leje dhe nuk u kanë mundësuar, por ato mendohen me dhunë ta realizojnë”, tha Demiri.

Policia konfirmoi rastin

Nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës konfirmuan rastin për Portalb.mk.

Me datë 06.01.2024 në ora 12:15 në SPB-Tetovë, punonjësi përgjegjës në shërbimin teknik në Spitalin klinik-Tetovë N.S.  (53) nga Selca e Tetovës ka raportuar ankesë kundër A.H.(49) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi të njëjtën ditë në ora 11:00 në Spitalin klinik-Tetovë kanë angazhuar punëtorë me eskavator në lidhje me ndërtimin e një muri, ku ësht shfaq i akuzuari A.H.  dhe i ka penguar me punën e tyre sepse u kishte thënë se ky vend ishte i tij dhe se kishte dokumentet e duhura për të.  Sipas raportit, Spitali klinik i Tetovës ka leje ndërtimi dhe ka kërkuar që personi të paralajmërohet që të mos pengojë punëtorët dhe për çdo mosmarrëveshje të adresohet përmes institucioneve kompetente.

Po ashtu me datë 09.01.2024 në ora 15:30 A.H.(49) nga Reçica E Vogël e Tetovës ka raportuar në SPB- Tetovë uzurpim të patundshmërisë nga Spitali klinik Tetovë, i cili me datë 05.01.2024 ka kryer punë ndërtimore në tri parcela kadastrale në rrugën 29-nëntori në Tetovë pronar i së cilës ishte ai, ndërsa një nga parcelat kadastrale në të cilën kryheshin punimet ndërtimore ishte në pronësi të RMV-së.  Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga Komuna e Tetovës na njoftuan se nesër kryetari i komunës, Bilall Kasami do të flasë para mediave me dokumente për rastin në fjalë pasi është në Austri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews