Ballina Kronika KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – Janar 2024

KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – Janar 2024

Më 25 janar, rreth orës 21:00 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti I Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 22-vjeçarin D.B. nga Gostivari, pasi që është sjellë në mënyrë agresive gjatë ndërmarrjes së veprimeve. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Dyzet e tetë vjeçari A.Sh. nga Përshevca e Tetovës, më 25 janar, në ora 22:10, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, një person kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 26 janar, rreth orës 01:00, në një kazino në Tearcë të Tetovës, gjatë kontrollit të kryer ndaj 21-vjeçarit A.D. nga Neproshteni i Tetovës, është gjetur dhe marrë një thikë, pas së cilës i është përgaditur parashtresë në bazë të nenit 80 të Ligjit për Armët.

Më 25 janar, në ora 16:50 në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – Gradec, në fshatin Dobërdoll, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa të Gostivarit: “Mitsubishi“ e drejtuar nga 44-vjeçari A.N. nga Vrapçishtji i Gostivarit dhe vetura “Opel” e drejtuar nga 63-vjeçari A.S. nga Toplica e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i “Opelit”, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Eekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Më 11 janar, në ora 23:10, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Mbrëmjen e djeshme (24-janar) në ora 22:25, në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.J. nga ky fshat. Për arsye se në ahengun e tij familjar rreth orës 21:15 është qëlluar me armë zjarri, ku një plumb endacak ka përfunduar në shtëpinë e bashkfshatarit të tij 81-vjeçar S.T. dhe ka shkaktuar dëme në një pjesë të objektit. Nuk ka persona të lënduar, është kryer këqyrja e plotë dhe J.J. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
……

Dje (24-janar) rreth orës 17:15, në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin P.M. nga Gostivari i cili ishte raportuar nga vëllai i tij 59-vjeçar se kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 82-vjeçare dhe se i kishte kërcënuar të dy. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24-janar) rreth orës 14:50, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, kanë ndaluar 40-vjeçarin F.H. nga Gostivari. Ai është raportuar nga fqinji i tij M.E.(61) se në këtë rrugë e ka sulmuar fizikisht, pas së cilës është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Dje (24-janar) rreth orës 17:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është thirrur për bisedë zyrtare 53-vjeçari V.A nga Gostivari, V.A., i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga nëna e tij 75-vjeçare, se ai dhe gruaja e tij e kishin malltretuar fizikisht dhe se e kishin kërcënuar motrën e saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Pesëdhjetëvjeçari Q.I. nga Gostivari, dje (24-janar) në orën 11:30 ka raportuar se në Zdunjë të Gostivarit, është kafshuar nga një qen endacak.

Mbrëmjen e djeshme (24-janar) në ora 22:25, në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.J. nga ky fshat. Për arsye se në ahengun e tij familjar rreth orës 21:15 është qëlluar me armë zjarri, ku një plumb endacak ka përfunduar në shtëpinë e bashkfshatarit të tij 81-vjeçar S.T. dhe ka shkaktuar dëme në një pjesë të objektit. Nuk ka persona të lënduar, është kryer këqyrja e plotë dhe J.J. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

……

Dje (24-janar) rreth orës 17:15, në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin P.M. nga Gostivari i cili ishte raportuar nga vëllai i tij 59-vjeçar se kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 82-vjeçare dhe se i kishte kërcënuar të dy. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24-janar) rreth orës 14:50, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, kanë ndaluar 40-vjeçarin F.H. nga Gostivari. Ai është raportuar nga fqinji i tij M.E.(61) se në këtë rrugë e ka sulmuar fizikisht, pas së cilës është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Dje (24-janar) rreth orës 17:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është thirrur për bisedë zyrtare 53-vjeçari V.A nga Gostivari, V.A., i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga nëna e tij 75-vjeçare, se ai dhe gruaja e tij e kishin malltretuar fizikisht dhe se e kishin kërcënuar motrën e saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Pesëdhjetëvjeçari Q.I. nga Gostivari, dje (24-janar) në orën 11:30 ka raportuar se në Zdunjë të Gostivarit, është kafshuar nga një qen endacak.

Mbrëmë (23-janar) rreth orës 01:20, në rrugën lokale Pirok-Rakovec të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.I. nga Piroku i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Vektra” me targa regjistrimi sllovene, të cilën e kishte drejtuar dhe në të cilën janë transportuar edhe dy persona të tjerë nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmjen e djeshme (22-janar) në orën 23:45, 18-vjeçari B.J. nga Pallatica e Tetovës ka raportuar në SPB-Tetovë se rreth orës 21:00 në një objekt hotelierik në fshat është sulmuar fizikisht nga një i mitur, bashkëfshatar i tij. Sipas raportit, në sulm sulmuesi ka përdorur edhe një boksier metalik. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……

Njëzet e pesë vjeçari, banor i një fshati të Tetovës, dje (22-janar) në orën 12:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se gjatë vitit 2022 një grua nga Koçani, me të cilën ai kishte kontaktuar më parë, i kishte premtuar se do t’i sigurojë dokumente bullgare dhe në këmbim ai kishte paguar një kompensim të caktuar monetar. Mirëpo, deri më tani ai as nuk i ka marrë dokumentet dhe as nuk i janë kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Më 18.01.2024 në orën 10.00 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin T.Xh. (48) nga Sellca e Tetovës. Ai u kërkua me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është dorëzua në Institucioni Korrektues Penal- Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Sot (19.01.2024) në orën 02.30 në rrugë “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.S.(21) dhe një të mitur, të dy nga Tetova. Ata u gjetën duke vjedhur një motor në një oborr shtëpie. Motoçikleta e vjedhur u konfiskuar dhe iu kthye pronarit dhe personat janë mbajtë në stacionin policorë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në ora 06.30 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin L.M. (31) nga fshati Novo Sellë, komuna e Zhelinës, për arsye se ai kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike dhe kishte treguar sjellje agresive ndaj tyre duke ndërmarrë veprime zyrtare. Pas dokumentimit dhe pastrimit të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në orën 00.15 në SPB-Tetovë është arrestuar dhe u mbajt personi A.N.(49) nga Tetova, i cili rreth një orë më parë ishte raportua nga gruaja e tij 44-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare.
Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në orën 00.00, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçaren R.I.) nga Shkupi. Një ditë më parë rreth orës 21:30, ajo kishte raportuar se E.I.(55) nga Tetova e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte mbajti kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, u konstatua se ajo kishte bërë raportim të rrejshëm lidhur ngjarjen dhe më vonë në një bisedë zyrtare ajo pranoi se kishte qëndruar në shtëpi me vullnetin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 366 paragrafi 1 në lidhje me nenin 140 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 18.01.2024 në orën 12.45 në rrugën magjstrale Gostivar-Kërçovë, tek “udhëkryqi i qelqores”, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për sigurinë e trafikut rrugor – Gostivari kanë arrestuar 34-vjeçaren Gj.B. nga Kumanova, e cila së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u gjet duke lypur lëmoshë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 18.01.2024 në orën 17.00, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivari kanë privuar nga liria personin B.H. (34) nga fshati DUF i Rekës së Poshtme. Ai është raportua nga një grua 47-vjeçare nga Republika e Shqipërisë, me banim në një fshat të Gostivarit, se ai e kishte sulmuar fizikisht atë dy vjet më parë, e kishte detyruar të kryej mardhënje me t dhe i kishte marrë para. Sipas raportit, B.H. dhe pas kësaj e kishte kërcënuar atë dhe djalin e saj të mitur nëse ajo nuk do pranonte të takoheshte me tëë. Janë ndërmarë masat dhe aktivitetet për pastrimin e çështjes, ku do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.

Më 17.01.2024 në orën 14.00 në rrugën “JNA” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin S.J. (31) nga Tetova. Ai ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënim me burg. Personi ësgtë dorëzuar në Institucionin Korrektues Penal-Burgu në Tetovë për vuajtjen e dënimit.
……

Më 17.01.2024 në 21.00 në një fshat të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësia e Policisë-Tearcë kanë privuar nga ëiria personin L.N. (20) nga i njëjti fshat. Ai dyshoi se rreth orës 18:30 në fshat ishte sjellur keq dhe u përpoq ti prekte trupin një fqinje 25 vjeçare. E njëjta gjë i kishte ndodhë edhe ditën e mëparshme motrës dhe nënës së saj, të cilave ishte përpjekur tju merrte një telefon celular. Personi është mbajtë në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
……

Më 18.01.2024 në orën 01.50 në rrugë “18-nëntori” në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçaren M.A. nga Sërmnova e Gostivarit. Ajo ishte parë nga efektivët e policisë se si 20 minuta më herët mei një mjet të mprehtë kishte sulmuar personin I.S. (46) nga Gostivari, me të cilin ajo kishte qenë më parë në një marrëdhënie dashurie, pas së cilës ajo u përpoq të lëndonte edhe veten, por I.S. e kishte penguar atë gjatë tentimit. M.A. është mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Më 17.01.2024 në ora 17.10 në SPB-Tetovë, Z.R.(42) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 14.50 në objektin e tij hotelierik në Tetovë, personat F.D., M.N. dhe Z.S. kanë dëmtuar një pjesë të inventarit, e kanë sulmuar fizikisht atë, nga punonjësi me kërcënim kishin marrë para, ndërsa para ndërtesës me një objekt të fortë kanë dëmtuar një automjet pasagjerësh “audi a7” me shënjat e regjistrimit të Shkupit, pronë e Sh.J.(41) nga Shkupi, që ishte mysafir në objektin hotelierik. Pas masave të marra u konstatua se F.D. është një person me probleme shëndetësore, pas së cilës efektivët policorë nga SPB Tetovë e kanë siguruae dhe dërguar në një institucion shëndetësore në Shkup. Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.
……

Më 17.01.2024 në orën 16.20, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T.(62) nga Tetova. Ai ishte raportuar nga vëllai i tij 67-vjeçar se e kishtes sulmuar fizikisht me një mjet metalik dhe e kishte kërcënuar. Personi është mbajtë në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
……

Më 17.01.2024 në orën 10.40 në SPB-Tetovë është raportua për zjarr që ishte përhapur në një apartament në rrugë “180” në Tetovë, në pronësi të A.G. nga Tetova. Zjarri është lokalizua nga pronari dhe personat e tjerë të pranishëm, dhe nuk ka persona të lënduar. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.
……

Më 17.01.2024 në orën 19.10 në Njësinë e Policisë Grupçin, M.N.(62) nga Grupçini i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 18.20 në vendin e punës në pompën e benzinës në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në fshatin Zhelinë, një person kishte mbushur automjetin e tij me benzinë dhe ishte larguar pa paguar. Punohetnë zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Më 16.01.2024, në ora 15:20, në rrugën “108” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova për shkak se në posedim i është gjetur marihuanë. Për ngjarjen është vënë në dijeni kujdestari dhe avokati i saj, ndërsa e mitura i është dorëzuar punonjësit social. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
……

Më 16.01.2024 në ora 16:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin A.K.(28) nga Tetova. Ai kërkohej me vendim gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……

Më 16.01.2024 në ora 22:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin V.A.(37) nga Strimnica e Tetovës. Ai kërkohej me vendim gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Më 16.01.2024 në ora 19:00 në SPB-Tetovë, B.B.(33) nga Bërvenica e Tetovës dhe J.K.(32) nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës kanë raportuar se rreth orës 15:25 në rrugën “Iliria” në Tetovë, për shkak të keqkuptimit në komunikacion, janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur edhe një send metalik dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford Galaxy” në pronësi të personit B.B.. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Më 17.01.2024 në ora 01.55 në një bastore sportive në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin S.N.(32) nga fshati Novosellë-Komuna e Zhelinës. Ai është kap në tentativë për të kryer “vjedhje të rëndë” në lokalin e një bastoreje basteve dhe i është gjetur dhe marrë objekti që ka përdorur për të hapur derën. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……

Më 16.01.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar në zonën e Gostivarit kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbulimin dhe ndalimin e lypjes. Njëkohësishtë bashkë me punonjësit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar janë ndaluar B.R. nga Republika e Kosovës dhe 20-vjeçarja E.K. nga Tetova, të cilët ishin duke lypur lëmoshë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të përgaditen parashtresat përkatëse.
……

Më 16.01.2024 në ora 17:45 në Policinë e Galatës, I.A.(58) nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar se në fshat është kafshuar nga një qen endacak. ……

Me datë 15.01.2024 në ora 22.00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin M.M. (33) nga Gostivari pasi që dhjetë minuta më parë ishte denoncuar nga gruaja e tij 33-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Personi është mbajt në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.
……

Me datë 15.01.2024, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Njësia Policore- Tearcë, duke marrë masa sipas planit të përgatitur paraprakisht për parandalimin dhe ndalimin e lypjes, në Sllatinë të Tetovës, kanë kapë dhe ndaluar personat D.B.(55), M.R.(52), 53-vjeçaren Z.D. dhe 51-vjeçaren G.M., të gjithë nga Shkupi. Personat janë ndaluar në komisariat dhe po punohet për dokumentimin e rasteve dhe më pas ndaj tyre do të vijojnë procedimet përkatëse.
…….

Sot 16.01.2024 në ora 08:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar prsonin F.J.(48) nga Tetova. Ai ishte në kërkim me një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi do të dorëzohet në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg.
……
Më 15.01.2024 në ora 03:30 në Leshnicë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë- DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 28-vjeçaren F.M. nga Gostivari dhe E.J.(24) nga Zdunja e Gostivarit, pasi që gjatë ontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës.
……

Më 14.01.2024 në ora 16:35, në Sektorin e punëve të brendshme Tetovë, D.M.(18) nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës, ka raportuar se dhjetë minuta pas mesnate është sulmuar fizikisht nga H.K. nga Saraqina e Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (11-janar) nga ora 11.00 deri në 15.00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 1 automjet (GV) me defekt në pajisjet e ndriçimit, 3 (GV) pa kontroll të jashtëzakonshëm teknik të kryer, 6 automjete (TE) që kryenin transport publik pa dokumentet e nevojshme dhe 6 (TE-2 dhe GV-4) llojet të tjera të mangësive, gjegjësishtë shkelje.
Drejtuesve të automjeteve kundërvajtës u janë lëshuar parashtresat përkatëse ligjore dhe do të përballen me gjobat monetare të parashikuara.
Sektori i Punëve të Brendshme do të vazhdojë me aktivitete të tilla kontrolli në transportin publik lokal edhe në periudhën në vijim dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit që të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve që drejtojnë, të mos ulen në timon pa kaluar testin e drejtimit, të lodhur, nën ndikimin e alkoolit dhe pa dokumentet e nevojshme, pra patentë për transport publik. Atyre u kërkohet gjithashtu që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht rregullat dhe rregulloret ekzistuese, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të pasagjerëve që transportojnë.

Më 11 janar, rreth orës 20:15 zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin A.E.(29) nga Çegrani i Gostivarit dhe rreth pesëmbëdhjetë minuta më vonë edhe edhe personin A.H.(31) nga fshati Çajle e Gostivarit të cilët paraprakishtë ishin konfrontuar fizikisht në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Kundër të përfshirëve do të pasojnë parashtresa përkatëse pasi që çështja të jetë dokumentuar plotësisht.

Dyzet e një vjeçarja nga Gostivari, më 11 janar, në ora 12.00, në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari J.I., më 11 janar, në ora 17:00, në SPB-Tetovë ka raportuar se para një marketi në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person nga Shkupi. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Tridhjetë e pesë vjeçari R.T. nga Tetova, më 11 janar, në ora 15:35 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 11.00, pas një debati të mëparshëm verbal në një objekt në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga A.M.(41) nga Gajre e Tetovës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Më 11 janar, në ora 15:10 në SPB-Tetovë N.B.(34) nga Gjurgjevishti i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 12:30 në një parking në Debresh të Gostivarit është kafshuar nga një qen rrugësh.

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, më 10 janar, rreth orës 20:30, në Pirok të Tetovës, kanë ndaluar një 35-vjeçar nga ky fshat, për arsye se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më 10 janar, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivcët e policisë të SPB Tetovë, kanë ndaluar 46-vjeçarin M.A. nga Vejca e Tetovës, i cili më parë ishte raportuar nga 46-vjeçari A.V. nga Republika e Shqipërisë dhe nga ish bashkëshortja e M.A. se ai po sillej në mënyrë agresive ndaj tyre dhe se i kishte kërcënuar. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër M.A do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më 10 janar, në orën 11:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i panjohur pasagjerësh ka goditur këmbësorin 64-vjeçar T.A. nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë. Janë marrë masat për gjetjen e automjetit pjesëmarrës në aksidentin e trafikut.

Brenda aktiviteteve të planifikuara të SPB-Tetovë, për rend më të madh dhe siguri të trafikut, Më 10 janar, nga ora 08.00 deri në ora 14.00, është zhvilluar aksion kontrollues për përparësinë e kalimit, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 11 shkelje (TE-2 dhe GV-9). Shumica e shkeljeve kishin të bënin me mosrespektimin e shenjave të trafikut për përparësi të kalimit dhe mos lëshimin e një automjeti që kalon në anë të djathtë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba të holla që variojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerën e denarëve. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë plotësisht të gjitha rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të rregullojnë në mënyrë specifike shpejtësinë në kushtet e rrugës. Sepse temperaturat e ulëta natën dhe në mëngjes shkaktojnë ngrrica në disa vende dhe rrugë të caktuara janë të rrëshqitëshme dhe kështu të rrezikshme për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë të trafikut. Kjo vlen veçanërisht për ata shoferë që udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit, Strazhës, Mavrovës ose në rajonin e Rekës së Poshtme. Gjithashtu apelohet që të mbajnë me vete pajisjet e detyrueshme dimrore nëse jeni duke udhëtuar në këto destinacione dhe rregullisht kontrollohet korrektësia teknike e automjeteve.
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë më 10 janar, rreth orës 01:30 në rrugën “113” në Tetovë, kanë ndaluar personin E.A. (22 vjeç), nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer në automjetin që po drejtonte ,,Volkswagen Polo“ me targa regjistrimi të Tetovës i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Mbrëmjen e djeshme, më 9 janar, rreth orës 07:20, në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 45-vjeçarin I.H. nga Tetova, tek i cili gjatë një kontrolli të kryer iu gjet heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Mbrëmjen e djeshme, më 09 janar), në ora 11:30, A.S. (51 vjeç), nga Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga 21-vjeçari L.L. nga Gostivari, është thirr në stacionin e policisë Gostivar për një intervistë zyrtare, për arsye se rreth orës 22:30 në rrugën “Branko Stanoeviq” në Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj personit të denoncuar do të vijojë parashtresa e paraparë ligjore.

19- vjeçarja L.B. nga Tetova, më 9 janar, në ora 10:50 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është kafshuar nga një qen rrugësh.

Më 9 janar, në ora 13:10, A.A. (27 vjeç) nga Otushishtja e Tetovës, në SPB-Tetovë ka raportuar se në ora 10.30 në rrugën “Bllagaja Toska” në Tetovë ishte kafshuar nga një qen rrugësh.
Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 8 janar, rreth orës 18:00 në Sllatinë të Tetovës, kanë arrestuar një 39-vjeçar nga ky fshat, për shkak se gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse janë gjetur marijuanë dhe një dërrmues. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Më 9 janar, dhjetë minuta pas mesnate, 41-vjeçari B.I. nga Tetova, në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë para shtëpisë së tij në Tetovë është sulmuar fizikisht nga 47-vjeçari L.L., po ashtu nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Një dyzet e shtatë vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, më 8 janar, në ora 11.25 në SPB-Tetovë ka raportuar se para më pak se një viti nga personi nga Poroji i Tetovës ka porositur mobilje për shtëpinë e saj dhe paraprakisht i kishte paguar vlerën e dakorduar lidhur me kompensimin e porosisë. Mirëpo, edhe pas dy muajsh, sa ka qenë kontrata, dhe as pas kësaj, orenditë nuk janë dorëzuar, as paratë nuk i janë kthyer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 8 janar, në ora 10:40, në Stacionin Policor të Tetovës është ndaluar 41-vjeçari A.M. nga fshati Gajre e Tetovës, i cili paraprakisht ishte ndaluar nga zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim kufitar Kodra e Diellit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive në një parking në zonën e Rasadishtes, derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Më 5 janar, rreth orës 08:30, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 30-vjeçarin nga Çellopeku i Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Më 4 janar, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 në zonën e SPB- Tetovë është kryer aksion-kontrollues ndaj automjeteve ngarkuese të mallrave, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar 4 vetura (TE-3 dhe GV-1, me parregullsi në frena dhe 4 (TE, në të cilat u zbulua mbingarkesë. Tetë automjetet menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj për drejtuesit e mjeteve. Krahas këtyre janë sanksionuar edhe 5 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-2, . SPB-Tetovë përsërit apelin deri tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve që drejtojnë, veçanërisht atyre që marrin pjesë në transportin publik të udhëtarëve.
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, më 3 janar, rreth orës 23:35, në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, kanë ndaluar 41-vjeçarin nga ky fshat për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 3 janar, rreth orës 08:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, kanë ndaluar 31-vjeçarin H.S. nga Balindolli i Vjetër i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të sinjalistikës së komunikacionit në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tij do të vijojë parashtrim.

Dyzet vjeçari U.M. nga Dobërdolli i Gostivarit, më 3 janar, në ora 09:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 31 dhjetor të vitit të kaluar rreth orës 22:00 në një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga fqinjët e tij M.A.(57 vjeç) dhe M.A.(49 vjeç) . Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, më 3 janar, rreth orës 11:10, në kryqëzimin e rrugëve “JNA” dhe “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë ndaluar 53-vjeçarin L.Ll. nga Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ka refuzuar urdhrat e tyre. Ndaj L.Ll. do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Tridhjetë e pesë vjeçari M.N. nga Tetova mbrëmjen e djeshme, 3 janar, në ora 23:50 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 21:00 është sulmuar fizikisht nga D.M. nga Falishti i Tetovës për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxhit të besuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Një burrë pesëdhjetëvjeçar nga Gostivari më 3 janar, në ora 13:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se ish-gruaja e tij e ka kërcënuar disa herë përmes telefonit dhe nuk e ka lejuar të shohë fëmijët. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Më 1 janar, në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar. Gjatë ndalimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore.

Më 2 janar, rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtyrët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarve do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Më 1 janar, në stacionin policor Tetovë, në ora 18:00 është ndaluar për procedim të mëtutjeshëm personi A.L.(42) nga Republika e Kosovës, i cili ishte ndaluar gjysmë ore më parë në vendkalimin kufitar Jazhincë. Kundër A.L. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Pesëdhjetë vjeçari Zh.V. nga Tetova, më 1 janar, në ora 08:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 03:00 ka qenë i sulmuar fizikisht para një lokali në Tudencë të Tetovës nga personi M.T. nga ky fshat, të cilin e ka njohur dhe me të cilin paraparakisht kishin patur një debat verbal. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews