Zjarri që shpërtheu në Spitalin e Specializuar për Sëmundje Tiroide dhe Sëmundje Metabolike “Çigota Zlatibor” gjatë natës është lokalizuar vetëm sot në mëngjes dhe ka detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë rreth 114 pacientë, mes të cilëve tridhjetë fëmijë.
Zjarri, shkaku i të cilit ende nuk dihet, ka përfshirë çatinë dhe katin e fundit të spitalit në qendrën turistike dimërore në malin Zlatibor dhe janë evakuuar gjithsej 114 pacientë, raporton RTS.
Drejtori i Spitalit Special, Aleksandar Simiq, tha se të gjithë pacientët e palëvizshëm dhe të tjerë janë evakuuar dhe janë vendosur në hotelet e afërta.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 50 zjarrfikës.
https://youtu.be/krFx-3WGYME