Ballina Kronika Shteti dyshon për spiunazh – kjo është zyrtarja që u arrestua në...

Shteti dyshon për spiunazh – kjo është zyrtarja që u arrestua në aksionin te aneksi i objektit të Stacionit Policor

Tre infermierë e një doktoreshë janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, në objektin që operonte në ndërtesën e Policisë në Prishtinë.

Natasha Prentiq, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” dhe tre infermierë tjerë janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, raporton “Telegraf.rs”, transmeton Paparaci.

Prokuroria e Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion sot në një objekt që ndodhej në ndërtesën e Policisë në Prishtinë.

Sipas ministrit Xhelal Sveçla, veprimtaria e kësaj organizate përbënte kërcënim për sigurinë e vendit.

“Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je. Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, thuhej në reagimin e tij.

Lidhur me bastisjen në objektin e Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Policia e Prokuroria.

“Nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës,
Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një
objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të
kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në reagimin e tyre.