FORUMI I GRUAS – LËVIZJA POPULLI
Sonte në një ambient të përkryer, u realizua Kuvendi Themelues i Forumit të Gruas pranë Lëvizjes POPULLI, thuhet në njoftimin nga Skender Rexhepi Zejd, kryetar i kësaj partie.
Kryetares së sapozgjedhur, Merjeme Ramadani – Shabani, i uroj suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.
Nga sonte edhe zyrtarisht zëri i gruas do të dëgjohet fuqishëm, dhe për këtë garancë janë Merjemja dhe Leutrimja, të cilat elaboruan rëndësinë e kyçjes së femrës në politik si dhe angazhimin më të madh nëpër institucione të ndryshme shoqërore.
Bashkë me to, betejën për mirëqenien e shoqërisë do ta zhvillojnë edhe anëtaret e Kuvendit Qendror të Lëvizjes POPULLI, siç janë Hatixheja, Fatimeja, Arjeta, Mirjeta, Halidja, Merve, Jehona dhe Merjeme Islami.
Rrugëtimi ynë poiltik vazhdon drejt strukturimit partiak si dhe themelimit të Forumit Rinor të Lëvizjes POPULLI.
Drejt ardhmërisë së ndritshme…