Ballina Lajme EMRI-FOTO/ Tronditet bota e sportit, futbollisti vritet në fushën e lojës

EMRI-FOTO/ Tronditet bota e sportit, futbollisti vritet në fushën e lojës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, pasi lojtari 28-vjeçar Sergio Alberto Jauregui është vrarë gjatë një ndeshje që po luante në ligën amatore.

Mediat meksikane raportojnë se 28-vjeçari është qëlluar 6 herë ndërsa ndodhej në fushën e lojës.

Ai është afruar në anë të fushës për të pirë ujë, dhe në këtë moment një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar me 6 plumba.

Më vonë, vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë që e priste para arenës. Futbollistit iu dha ndihma e parë në fushë pasi mjekët në ambulanca ndërhynë menjëherë, por fatkeqësisht nuk arritën t’i shpëtonin jetën Sergio Alberto Jaureguit.

Tetova News në YouTube:

Për momentin nuk dihen informacione për sulmuesin. Në nivel profesional, Jauregui luajti nga viti 2010 deri në vitin 2021 te Arroceros de Cuautla, një ekip që luan në nivelin e tretë të Meksikës.