Ballina Bota Sulmohen bazat e grupit Houthi, SHBA dhe Britania godasin militantët problematikë në...

Sulmohen bazat e grupit Houthi, SHBA dhe Britania godasin militantët problematikë në Jemen

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, kanë filluar një valë të re të sulmeve ajrore kundër grupit Houthi në Jemen.

Në 24 orët e fundit aleatët perëndimorë goditën 36 objektiva. Sulmet kishin shenjestër objektet e magazinimit të armëve dhe sistemeve të raketave që Houthi ka përdorur për të shkatërruar anijet në Detin e Kuq.

Sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin u shpreh se sulmet do të vijojnë përsa kohë grupi Houthi nuk do të ndalet.

“Ky veprim kolektiv i  shpreh nje mesazh te qarte grupit Houthi qe do te  kene pasoja  te metejshme  nese nuk i japin fund sulmeve te tyre te paligjshme  ndaj  anijeve nderkombetare  ne Detin e Kuq”

Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë së Houthit paralajmëroi se sulmet amerikane nuk do të kalojnë pa përgjigje dhe pasoja.

Houthi-t kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq që nga nëntori. Rreth 15% e tregtisë globale kalon nëpër Detin e Kuq çdo vit, me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë. Shumë firma transporti kanë filluar të shmangin zonën dhe në vend të kësaj po përdorin një rrugë shumë më të gjatë rreth Afrikës Jugore./vizionplus.tv/